Maqedoni

“Grupi i Zjarrit” ndryshon emrin, ja si do të quhet tani e tutje! (Foto)

Të njëjtën ditë që njoftuan zyrtarisht veprimin si fraksion, i ashtuquajturi “Grupi i Zjarrit” ka mbajtur koordinimin e parë.

Bashkë me fotografitë e publikuara nga ky koordinim, nenkryetari i BDI-së Izet Mexhiti ka bë të ditur si duket edhe emrin e ri të tyre, shkruan Lideri.mk.

“Fraksion BDI”, ka shkruar Mexhiti nën fotot e publikuara dhe kështu do të quhet muajve në vijim, kur ndoshta do të marë ndonjë emër tjetër konkret. Shkurtesa përmes të cilës do të njihet ky fraksion me gjasë do të jetë “F-BDI” në gjuhën shqipe, respektivisht “F-DUI” maqedonisht dhe anglisht, shkruan Lideri.mk.

Brenda strukturave ka edhe propozime tjera për emrin e fraksionit, si për shembull “BDI e Vërtetë”, ose “BDI Origjinale”, por ato propozime vështirë se do meren parasysh.

Lideri.mk tashmë ka shkruar se fraksioni pritet të ketë edhe liderin e saj, seli për aktivitete ditore, kurse do të kërkojnë edhe zyra të veçanta në selitë qendrore të BDI-së në Reçicë të Vogël dhe në Shkup, por vështirë se do të marin përgjigje pozitive nga kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti, i cili vecmë deklaroi se Statuti prtiak nuk parasheh Fraksione.

Ndryshe në preskonferencën e djeshme ky fraksion ka zbuluar pikat kryesore të veprimit, të cilat mjaft dallojnë nga prioritete aktuale të BDI-së. Ato janë:

1. Është momenti politik që përkufizimi 20% për gjuhën shqipe të hiqet nga Kushtetuta
2. Propozim-ligj për rregullimin e statusit të familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës.
3. Propozojmë që diaspora të ketë të drejtën e votës në formë elektronike
4. Kazinot ti nënshtrohen debatit të gjërë publik, dhe ato të jenë të vendosura jashtë vendbanimeve.
5. Jemi kundër rritjes së rrogave të funksionarëve
6. Kërkojmë rritje të rrogës minimale në 500 euro, dhe rritja e rrogave të administratës shtetrore.
7. Të bëhet fuqizimi i komunave sipas standardeve evropiane që është ndër shtyllat kryesore të Marveshjes së Ohrit. /Lideri.mk