Maqedoni

“Ngrirja e çmimeve”, nervozë dhe revoltë si te tregtarët ashtu edhe te qytetarët

Disa nga shitësit në tregun e gjelbër të Shkupit kanë vendosur që të mos hapin aspak tezgat e tyre, ndërsa disa të tjerë edhe pse janë prezent në treg, refuzojnë që produktet e tyre t’i shesin me çmimin e ngrirë. Ata thonë se i kanë blerë me çmim dyfish më shtrenjtë dhe nuk kanë llogari të zbatojnë vendimin e Qeverisë.

“Ata erdhën neve të na detyrojnë ta japim 75 denarë, ne e kemi e kemi paguar 140 denarë, dyfish, me cilën logjikë. Qepën e kam marr 80 denarë, tani duhet ta jap 60.. ( Ju me cilin çmim e jepni tani?) Nuk e jap, pres të vjen vajza ime t’i mbledhim në një thes. Do të vijë këtu do të më shkruaj dënim 2000 euro, nëse e shes më shtrenjtë. ( Ju nuk doni ta shisni me çmimin e ngrirë) Jo nuk e jap, nuk do ta jap 80 e kam blerë, ta shes me 60, duhet ta kishin rregulluar fillimisht në kvantashki.”

“Domatja e dini se çmimi blerës është 90 denarë, që vjen prej importit, çfarë do të bëjnë këtu, kjo nuk ka logjikë, çmimet i dikton tregu…Kush është ai i çmendur që e blen 90 denarë dhe e shet 60 denarë…02:10 Nuk mundet kështu, secili mall e ka çmimin e vet, prej prodhimit deri këtu tek tezgat”.

“Nuk mund të punosh, nëse paguan 75 sa mund ta shesësh, duhet të kesh matematikë dhe të përfitosh, krastavecin e blen 75, sa mund ta shesësh, gjithçka është ngrirë, çfarë është e jona, e jona është, por as prej produkteve tona nuk ka.”
Blerësit ankohen për çmime të larta, thonë se nuk kanë vërejtur ulje sipas vendimit të fundit të Qeverisë për ngrirje të çmimeve të fruta- perimeve.

“Qepët ishin 20 denarë, shkuan në 90, a dëshiron të hash, a dëshiron të agjërosh, a dëshiron mish të hash, çfarë dëshiron. Preshi është 70 denarë, 3 copë.. Çfarë të blejnë pensionistët, ilaçe, të paguajnë faturat, çfarë u mbetet… 06:49 Nuk pash çmime të ngrira, 90 denarë është qepa, kjo është turp.”

“Për ata që ua rritën pagat super janë këto çmime, por për pensionistët…”.

“Madje janë shtrenjtuar, në vend që të ulej çmimi”.

“Çmimet janë shumë të larta…”.

Ministri i Ekonomisë pranoi se ekzistojnë shumë anomali tek zbatimi i vendimit për ngrirjen e çmimeve. Ai paralajmëroi takim koordinativ në Qeveri, ndërsa u bëri thirrje të gjitha palëve të përfshira të marrin pjesë në këtë takim, pasi siç nënvizoi ai ligjet do të duhet të respektohen deri në fund.

“Dua të shfrytëzoj momentin dhe publikisht të them, fillimisht të falënderoj rrjetin e supermarketeve, dhe t’u bëj thirrje veçanërisht importuesve të fruta perimeve, të vijnë në takim, të mos ikin nga takimet, së bashku me përfaqësuesit e Odave Ekonomike, pasi në shtetin tonë deri në fund do të respektohen ligjet. Duke filluar prej Drejtorisë Doganore, prej DAP-it, prej faturave që i kanë dhënë në doganat e fqinjëve dhe faturat e dyfishta që i kanë dhënë në doganën tonë. Pasi të përfundojë takimi koordinativ, unë vet do t’i dorëzoj të gjitha informacionet tek organet kompetente, prandaj më mirë është të vijnë dhe t’i respektojnë vendimet“, deklaroi Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.

Prej dje hyri në fuqi ngrirja e çmimeve të fruta perimeve, ndërsa me vendim të Qeverisë ngrirje të çmimeve kishte edhe në disa produkte të tjera bazë siç janë buka e bardhë, qumështi dhe prodhimet e qumështit, artikujt higjienik, vezët dhe orizi. /Alsat.mk