Maqedoni

Grubi emërohet koordinator për realizimin e projekteve të Korridorit 8

Për shkak të rëndësisë së realizimit të projekteve të filluara për ndërtimin e drejtimeve rrugore Shkup – Bllacë, Kërçovë – Bukojçani, hekurudha Kërçovë – Lin, kontrollet e përbashkëta kufitare me Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Kosovës dhe realizimin e Korridorit 8, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka emëruar Artan Grubin, zëvendëskryeministër i parë, për koordinator për ndjekjen e punëve dhe koordinim të të gjitha aktiviteteve me qëllim realizimin e tyre në kohë, njofton Pres shërbimi qeveritar.

Në mbledhjen e sotme qeveritare janë miratuar edhe vendime të tjera kadrovike.

Aleksandar Milovski është shkarkuar nga detyra u.ddrejtor nga IP “Parku Nacional Galiçicë” – Ohër me kërkesë të tij. Për u.d drejtor i ri është zgjedhur Aleksandar Buzlevski.

Rozita Bllagojeviq është shkarkuar nga detyra e drejtores së Administratës për zhvillim dhe promovim të arsimit të gjuhëve dhe pjesëtarëve të bashkësive.Në vend të saj është emëruar Dragan Ugrenoviq.