Gostivari do të pastrohet sipas shembullit të Lubjanēs (Foto)
Komuna e Gostivarit po përgatit strategji për trajtimin e ujërave të ndotur dhe plehërave sipas shembullit të kryeqytetit slloven Lubjanës.
Një nga shtyllat e kësaj strategjie është përpunimi i plehrave dhe konvertimi i tyre në energji.
Në kuadër të këtyre përgatitjeve duket se ka qenë edhe takimi i kryetarit të komunës, Arben Taravari me Jozhef Nose përfaqësues i kompanisë GH HOLDING nga Ljubjana e Sllovenisë, e cila merret me teknologjinë inovative të përpunimit të mbetjeve, që u mbajt para disa ditëve në Gostivar, shkruan Lideri.mk.
“Në takim mu prezentuan tre teknologji inovative ekologjike: përpunimi i ujrave fekale, përpunimi i plehrave dhe konvertimi i tyre në energji.
Përmes teknologjive inovative, mbrohet mjedisi jetësor dhe shëndeti i njerëzve, ulet kostoja e menaxhimit me mbetjet, si dhe prodhohet energji në formë të ujit të ngrohtë, avullit ose rrymës.
Do ta shqyrtojmë mundësinë që keto teknologji innovative, t’i implementojmë edhe te ne”, njoftoi Taravari pas takimit./Lideri.mk