Maqedoni

Grupi i Zjarrit prezent në “Marshin për Drejtësi” në Prishtinë

Qytetarët që do të marrin pjesë në marshin qytetar dhe solidarizues në mbështetje të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë filluar të tubohen në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Marshi do të fillojë nga ora 14:00, dhe do të nis nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe do të vazhdojë në drejtim të sheshit “Skënderbeu”.

Qytetarë të shumtë janë nisur drejt Prishtinës nga qytete të tjera të Kosovës për të marrë pjesë në “Marshin për Drejtësi” të organizuar nga iniciativa “Liria ka emër”.

Në këtë marsh janë vërejtur edhe shumë qytetarë nga Maqedonia, e mes tyre edhe përfaqësuesit e të ashtuquajturit “Grupi i Zjarrit”, Izet Mexhiti, Blerim Bexheti e Visar Ganiu.