Rajon - Botë

Serbët rrahen mes veti në market “Lidl” për qoftet me çmim të lirë (Video)

Në një supermarket të rrjetit të famshëm Lidl, i cili prej vitesh funksionon në Serbi, në qytezën Borça ka ndodhur kaos total dhe një sherr i paparë mes klientëve të moshuar.

Të joshur nga çmimi promotiv i qofteve, klientët kanë filluar të shtyhen se kush të marë më parë dhe pastaj ka eskaluar rrahje e përgjithshme, transmeton Lideri.mk. Një video e përleshjes së pensionistëve është shfaqur edhe në rrjetet sociale, ku shfaqet një grua e moshuar që përpiqet të marrë një pako me qofte, ndërsa në të njëjtën kohë i pengon të tjerët t’i marrin.

Çmimi promovues i qofteve dhe për një kilogram ka qenë 319,99 dinarë, respektivisht rreth 2.5 euro.