Maqedoni

Taravari: Erdhi momenti i heqjes së 20%, partitë kanë rastin të bëjnë historinë

Lideri i Aleances per Shqiptaret, Arben Taravari pjesë e shumicès, ështé shprehur se heqja e 20% nga kushtetuta dhe ne vend te tij te qendroje “gjuha shqipe”, duhet të ndodh tani, me ndryshimet kushtetuese te cilat parashohin futjen e bullgarève si komunitet qe jeton ne Maqedonine e Veriut.

Taravari thotè se pjesè e ketij momenti historik do tè jenè tè gjitha partitè shqiptare, perfshire edhe ato maqedonase, duke permendur lideret e tyre, Dimitar Kovaçevski te LSDM-se dhe Hristijan

Mickoskin te VMRO-DPMNE-së.

“Aleanca për Shqiptarët është e lumtur që tashmë erdhi momenti kur partitë politike në Maqedoni do të mund të shprehin pajtimin e tyre që gjuha shqipe të emërtohet si e tillë dhe mos të quhet më gabimisht “20%“.

Propozojmë që ky ndryshim të ndodhë tani dhe jemi të bindur, jo vetëm në pajtimin e partive shqiptare, por edhe me dakordësinë e të gjitha partive në Maqedoni.

Të gjitha partitë që do të marrin pjesë në këtë ndryshim do të shkruhen në histori si parti demokrate e veçanërisht evropiane.

Sidomos z. Kovaçeski dhe z. Mickovski do të bëhen pjesë e këtij momenti të rëndësishëm jo vetëm për shqiptarët që jetojnë në këtë vend, por edhe për të ardhmen evropiane të shtetit tonë të përbashkët.

Presim me padurim momentin e shpalljes zyrtare të këtij premtimi mbarë partiak.-thekson Arben Taravari