October 6, 2024
Maqedoni

Digjen dy vetura në parking nëntokësor në Shkup, ja në cilën lagje (Foto)

Mëngjesin e sotëm dy makina janë përfshirë nga zjarri në një garazh nëntokësor.

“Sot në orën 06:57 në Stacionin Policor Karposh është raportuar se në një garazh nëntokësor në bevardin “Teodosij Gologanov” ka shpërthyer zjarr, nga i cili u dogj një veturë “Ford Focus” dhe një veturë “Mazda”, të dyja me targa të Shkupit. Zjarri është shuar nga Njësiti Zjarrfikës”, njofton MPB, transmeton Lideri.mk.

Në vendngjarje kanë dalë efektivë të policisë dhe po merren masa për zbardhjen e rastit./Lideri.mk