Maqedoni

Djaloshi 18 vjeçar nga Çairi mori lëndime të rënda në aksident

Një tetëmbëdhjetë vjeçar nga Shkupi është transportuar nga ndihma e shpejtë në Klinikën “Nënë Tereza” rreth orës 17:40, pasi ka pësuar një aksident të rëndë trafiku.

Ai me motoçikletë tip “Yamaha” në trugën “Kemal Sejfulla” është përplasur me një veturë “Passat” që drejtohej nga E.R. (24) nga Shkupi.

Djaloshi tetëmbëdhjetë vjeçar është dërguar në Qendrën Emergjente, ku ka pranuar trajtim mjekësor. Mjekët kanë konstatuar se ka marë lëndime të rënda, transmeton Lideri.mk.

Policia e Shkupit bën të ditur se hetimet janë duke vazhduar dhe shkaku i aksidentit do të dihet vetëm pas përfundimit të hetimeve.