Shkup, maqedonasja e rrah një serbe
Një dramë të vërtetë ka përjetuar një serbe 30 vjeçare me banim në fshatin Zelenikovë të Shkupit. Gjegjësisht, një maqedonase e ka rrahur në mes të ditës, pas një zënke paraprake rreth trafikut rrugor në rrugën lokale në komunën e Petrovecit, njoftoi MPB, transmeton Lideri.mk.
“Me datë 22.03.2023, në Stacionin polico në Petrovec, V.D.(30) nga Republika e Serbisë, me banim në fshatin Zelenikovë, Shkup, ka raportuar se rreth orës 14:40 në rrugën lokale në komunën e Petrovecit, pas një keqkuptimi paraprak në komunikacion, është sulmuar fizikisht nga një grua. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, na thanë në MPB.