Maqedoni

Polici ka ngacmuar disa vajza të një shkolle të mesme në Shkup

Një zyrtarë i policisë nga Shkupi ka ngacmuar verbalisht disa nxënëse, përcjell TV21. Nga MPB thonë se ndaj personit në fjalë është ngritur procedurë për të përcaktuar përgjegjësinë.

“Më 24 mars 2023, nga një shkollë e mesme në Shkup është marrë njoftim se një polic ka ngacmuar verbalisht disa nxënëse. Menjëherë janë marrë masat adekuate për zbardhjen e rastit dhe është njoftuar prokurori publik dhe Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Penale dhe Standardeve Profesionale, ndërsa ndaj personit do të iniciohet procedurë për përcaktimin e pergjegjësisë disiplinore dhe pezullim nga vendi i punës deri në marrjen e vendimit në procedurën disiplinore”, thonë nga MPB.