Kolumna

President Pendarovski po të isha unë këshilltari juaj këto veprime do t’ua rekomandoja për iftaret në Ramazan

Ejup Berisha

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut Z. Stevo Pendarovski në ditën e parë të muajit të shenjtë të Ramazanit apo mbrëmë paska shkuar për iftar te një familje shqiptare të përkatsisë fetare myslimane apo te familja Mahmuti. Lajmin për këtë e kanë përcjellur në opinion shumica e mediave të vendit. Pamje e bukur e ilustruar me foto, ku dukej një tryezë e mbushur me shumë ushqime e servuar nga nikoqirët për vete si dhe për mysafirin e tyre Presidentin e Republikës. Një gjest shumë i bukur i vememdjes dhe i respektit i treguar nga Presidenti Z. Stevo Pendarovski i cili mu ditën e parë të Ramazanit i ka trokitur në derë familjes Mahmuti për iftar.

Sigurisht që këshilltarët e tij i kanë rekomanduar atij që ta bëj një veprim të tillë që duhet të përshëndetet dhe admirohet nga të gjithë. Por po të kisha qenë unë Këshilltar i Presidentit Pendarovski atij do ti rekomandoja që gjatë muajit të Ramazanit gjithashtu të oraganizojë disa iftare nga ana e tij dhe në to ti fton pjestarët e fesë myslimane. Pra ky le të shtrojë tryezë iftari për persona të varfër apo për ata që skanë cfar të hanë për Ramazan për shkak të gjendjes së tyre të vështirë apo dhe të rënduar materiale e finansiare. Këta Z.President kanë nevojë që dikush tu siguron ushqim atyre dhe familjarëve të tyre për Ramazan.

Apo Presidenti Pendarovski le të shtroj iftar edhe për personat me nevoja të vecanta. Gjeste më madhështore dhe më humane se këto dy veprime nuk ka për Presidentin e shtetit, për Kryeministrin apo dhe për Kryetarin e Kuvendit. Duhet të shmangen iftaret dhe në to të ftohen politikanët sepse këta janë njerëz shumë të pasur në shtet dhe nga iftaret e organizuara për ta nuk del kurrfar leverdie të paktën në sytë e Perendisë. Z.President këto gjëra do tua rekomandoja me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit po të isha unë Ejup Berisha këshilltari i juaj.

Gjesti i pjesmarrjes tuaj në iftarin e natës së parë të ditës së parë të ramazanit te familja Mahmti ishte shumë i bukur apo dhe fantastik, por nëse ju si President organizoni iftare për persona të varfër dhe për personat me nevoja të vecanta këto gjeste nga ana juaj do të jenë madhështore në sy të Perendisë Z.President Pendarovski.