Maqedoni

Pendarovski në Bruksel: BE duhet ta forcojë rolin e vet në Ballkanin Perëndimor

Presidenti i RMV-së gjatë kohës së vizitës në Bruksel, sot ka realizuar takim me nënkryetarin e Komisionit Evropian Jossep Borell dhe kryetarin e Parlamentit Evropian, David Sassoli.

Siç njoftojnë nga kabineti i Pendarovskit, në takim me Borellin, presidenti ka thënë se në periudhën e kaluar Maqedonia e Veriut ka treguar politika të pjekurisë dhe fokus maksimal në realizimin e perspektivës evropiane.
“Duke theksuar se integrimi i Maqedonisë së Veriut është në interes të stabilitetit, sigurisë dhe prosperitetit të të gjithë rajonit, presidenti Pendarovski theksoi nevojën që Bashkimi Evropian të forcojë më tej rolin e tij, i cili do të ketë një ndikim pozitiv në procesin e përgjithshëm politik, reformën agjendë dhe përgjithësisht, për optimizmin në shoqëritë e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftim.

Më tej shtojnë se në takimin me Pendarovskit me kryetarin e Parlamentit Evropian, Sassoli, u shkëmbyen mendime dhe informacione mbi progresin e Maqedonisë së Veriut në fushat kryesore të reformave në kontekstin e procesit të integrimit evropian, si dhe mbi sfidat aktuale të paraqitura nga pandemia Covid-19.