Kovaçevski i uron sukses Ali Ahmetit sonte në Çair
Kryeministri, njëherë edhe kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski sot komentoi tribunën e sotme të BDI-së në Çair, ku pritet të marrë pjesë edhe lideri i kësaj partie, Ali Ahmeti, përcjell TV21. Kovaçevski tha se i dëshiron sukses BDI-së, ndërsa tribunën e cilësoi si normale. TV21
“Dua të iu dëshiroj sukses në tribunën e brendshme që e ka BDI, këto janë aktivitete normale që i bën secila parti pulitke, siç gjithashtu gjatë fundit të 2022 bëri partia jonë, LSDM. Ku mbajtëm 72 tribuna, që përfundoi me tribunë të madhe me mbi 11.000 persona”, tha mes tjerash Kovaçevski.
Ndryshe, sonte në sallën “Shaban Tërstena” në Çair, në orën 19:00, BDI do të mbajë tubim i cili do të kulmojë me fjalimin e kreut të integristëve Ali Ahmeti.