Maqedoni

Notë pozitive për Krenar Llogën nga Komisioni Evropian, përshëndetet progresi

Komisioni Evropian përshëndeti progresin e arritur dhe potencoi nevojën për të vazhduar zbatimin e legjislacionit gjyqësor, duke përfshirë rregullat e meritës në lidhje me emërimet, ngritjet në detyrë, procedurat disiplinore për shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Ky vlerësim vjen pas raportimit nga ana e përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë të cilët këto ditë qëndruan në Bruksel.

Përsa i përket të drejtave themelore, Komisioni inkurajoi zbatimin e legjislacionit kundër diskriminimit dhe mbrojtjes nga dhuna në familje.

E kemi informuar Komisionin Evropian edhe për progresin në fushën e lirisë së mediave, sigurinë e gazetarëve me miratimin e Ligjit të ri për përgjegjësinë civile për shpifje dhe fyerje.