Ministri Lloga ka një lajm të keq për politikanët e korruptuar, do u konfiskohet pasuria si në Kosovë?
Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga, sot ka takuar Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Shkup, Florian Qehaja dhe Zëvëndës Shefin e Misionit, Prindon Sadriu, me të cilët ka biseduar për marrëdhëniet mes dy vendeve në fushën e drejtësisë dhe temat e tjera me interes të përbashkët. Ambasadori Qehaja i ka dorëzuar ministrit Lloga një letër urimi për detyrën e re nga Ministrja e Drejtësisë së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ku u paralajmërua edhe realizimi i takimeve dhe vizitave të ndërsjella.
Poashtu është prekur edhe tema e konfiskikit të pasurive, duke shprehur vlerësim se Kosova paraqet një shembull të mirë.
“Në këtë takim u shpreh gatishmëria për intensifikimin e komunikimit dhe shkëmbimit të përvojave në sfidat që i presin dy vendet tona dhe në të cilat mund të ndihmojnë njëra tjetrën, siç janë reformat e nevojshme për rrugëtimin evropian, procesi i vetingut, si dhe zyra për konfiskimin e pasurisë dhe digjitalizimi në gjyqësor ku Kosova ka shënuar histori suksesi.
Nga temat e përgjithshme Ambasadori Qehaja u interesua edhe për intensifikimin e bashkëpunimit dhe komunikimit infrastrukturor mes dy vendeve, zhvillimin e korridoreve dhe lehtësimin e kalimeve kufitare”, njoftoi ministri Lloga pas takimit.