Maqedoni

“Ai po vjen”! A i kushtohet kjo parullë ardhjes së Vuçiqit në Ohër?!

Ka nsiur një fushatë e BDI-së me moton “Ai po vjen, Ai po vjen”. Nuk dihet se për çka flitet por ka nisur të shpërndahet në rrjetet sociale nga të gjithë funksinarët e BDI-së.

Ndryshe BDI njihet për fushatë kreative, ku një vit më parë nisi të shpërndaj ngjyrën e gjelbërt, ku më pas u zbulu se ishte ndryshimi i imazhit të BDi-së nga partia e luftës në parti të gjelbërt.

“Ai po vjen, Ai po vjen” mbetet mister për lexuesit që të lodhin trurin se për çka bëhet fjalë.

Lideri.mk e ka të njohur prapavijën e motos së tillë nga BDI-ja, por do ta zbulojmë ditëve në vijim.

Në opinion kanë qarkulluar edhe spekulime se parulla “Ai po vjen” është parullë mikëpritëse për ardhjen e presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Ohër, me të cilin BDI kultivonte raporte të mira në kuadër të iniciativës “Open Ballkan” e cila po jep shqelmat e fundit përballë “Procesit të Berlinit”.
Vuçiq të shtunën takohet në Ohër me kryeministrin kosovar Albin Kurti, kundërshtar i madh i “Open Ballkanit”.

Por prapavijën e kësaj parulle e ka sqaruar edhe Izet Mexhiti nga “Grupi i Zjarrit”.
Sipas tij, ajo është lojë e Artan Grubit me fjalë dhe ka për qellim defokusimin e opinionit, kurse paraqet paralajmërim për ardhjen e Ali Ahmetit në Çair në tubim të Ahmetistëve ditën e hënë.