Skender Rexhepi-Zejd: Prania e qytetarëve është dëshmi i rrugëtimit tënd politik
Prania e qytetarëve është dëshmi i rrugëtimit tënd politik. Sukseset dhe dështimet e një subjekti politik reflektohet te vet prania e qytetarëve. Në frymën e kësaj ishte edhe pamja nga tubimi qendror i sontëm i Alternativës në Tetovë.
Të organizosh Tubim Qendror me qytetarët e njësisë zgjedhore 6 (Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Vrapçishtë, Bogovinë, Tearcë, Brvenicë dhe Zhelinë) dhe të mbetesh me 150 njerëz në tubim (ku afër 50 ishin nga qytetet jashtë njësisë së 6 zgjedhore), është më shumë se gjunah në çfar halli e kanë sjellë Alternativën klani i saj egoist.
Po ky klan arriti që ta shuaje shpresën dhe energjinë e një rinie të flaktë, e cila për jetësimim e idealeve të Alternativës, ishte më gjendje të duroj çdo kërcënim dhe pengesë që paraqitej nga bandat e subjekteve tjera politike.
Pas gjithë kësaj, bëhet detyrim llogaridhënia e klanit të Alternativës…
Sa për rikujtim dhe krahasim:
Tubimet e mëhershmë vetëm në Bogovinë, ishin sa trefishi i këtij tubimi sonte.