Pas mesnate, lirohet çmimi i naftës dhe benzinës në Maqedoni
Pas mesnate, lirohet çmimi i naftës dhe benzinës në Maqedoni, përcjell TV21. Nga KRRE bëjnë të ditur se çmimi i naftës dhe benzinës BS-95 do të lirohet për 2 denarë. Çmimi i benzinës BS-98 dhe vajit ekstra të lehtë mbetet i njëjtë.
Çmimet e karburanteve sipas vendimit të ri:
Nafta- 75,5 denarë për litër
Benzina BS-95- 81,5 denarë
Benzina BS-98- 85,5 denarë
Vaji ekstra i lehtë- 76,5 denarë