Në ministrinë e udhëhequr nga ish Ministër i BDI-së mungojnë 600 mijë euro (Emri+Foto)
Në buxhetin e Ministrisë së Mjedisit Jetësorë ka 645 mijë euro dhe jo 645 milion mjete financiare të papaguara, sqaroi sot ministrja e re e Mjedisit Jetësorë Kaja Shukova. Mjetet e tilla mungojnë sepse disa nga kompanitë që kanë aplikuar për leje A të integruar nuk kanë bërë pagesat për të njëjtat. Ministrja Shukova tha se në Ligjin e ri për emetimet industriale parashikohet që për sa kohë që operatori nuk kryen në kohë kompensimin vjetor i merret leja dhe operatori detyrohet të ndalojë punën.
“Faj ka nga pak tek të gjithë, të mos sulmojmë ndonjë më seriozisht. Disa nga firmat kanë falimentuar dhe nuk kemi arritur që t’i marrim ato mjete. Gjithashtu disa vite më parë kemi folur për metodologjinë për përcaktimin e kompensimit. Kishte edhe pak vonesë në përcaktimin e kompensimit, nga ana jonë. Nuk mund të amnistohemi 100% se nuk ka pasur vonesë edhe nga ana jonë. Kemi formuar një grup punë në ministri që do të punojë për të gjitha kompensimet, jo vetëm për këtë rast. 3 A e dini se si është problem? Problemi është se vetëm dy kompensime i mbledh ministria në xhirollogari të veçantë. Të gjitha kompensimet tjera shkojnë në buxhetin qendror dhe ne nuk kemi qasje si ministri se cilat kompensime janë paguar”, tha Kaja Shukova- Ministre e Mjedisit Jetësorë.
Ministrja Shukova tha se planifikon të vazhdojë me realizimin e projekteve në të cilat punoi paraardhësi i saj Naser Nuredini. Ajo tha se fokusin do ta ketë në menaxhimin me mbeturinat ku tha se jo më larg se pas një muaji do të hapet tenderi për blerjen e rreth 7 mije kontejnerëve për selektim të mbeturinave, të cilët do tu shpërndahen komunave në të gjithë vendin. Kontejnerët në fjalë do të blihen me buxhetin e mbledhur nga shitja e qeseve plastike, ndërsa me të njëjtat para parashikohet edhe financimi i një kampanjë për rritje të vetëdijes tek qytetarët. /Alsat.mk