Komuna e Likovës thyen rekord, në çdo 300 metra “gunga” në rrugë, shumë prej tyre jashtë standardeve!
Në 8 km rrugë 22 pengesa. Kështu reagojnë banorët e komunës së Likovës, duke u ankuar për numrin e madh të pengesave, që mesatarisht i vjen në çdo 300 metra.
“Dikur kishim gropa e sot kemi gunga.
Dikur kishim krizë rrugore e sot kemi krizë mentale.
Pengesat rrugore prodhojnë pengesa edhe më të mëdha, krijojnë pengesa psikologjike, sociale, ekonomike, prandaj duhet të edukohemi e jo të pengohemi sepse do të mbetemi rajon krize edhe 20 vite tjera!”, shkruan aktivisti Fejzulla Arifi.
Një pjesë e qytetarëve arsyetojnë komunën, duke thënë se ka shumë vozitës të padisiplinuar. Por ankohen se ”gungat” në rrugët e komunës së Likovës janë bë pa respektuar standardet.
“ Po të ishin kta gunga pak më të ulta nuk do të duhej të nalët krejt kerri(Vetura)po kjo naj prishi veturat krejt. Me ligjin e vjetër të komunikacionit ka qen kufizimi i shpejtsis 60km. Jasht vendbanimit 30-40km në vendbanim me kët shpejtsi nuk ka rrezik për Aksidente e as për kto gunga e Ai që vozitke më shpejt i shkonte Leja për 3 muaj.pra edhe mua ma kan pas mar për 3muaj lejën edhe denim nuk maji men sa ka qenë 300€apo më pak”, komenton një qytetar i Likovës. /Lideri.mk