Tragjedi, vajza trevjeçare vrau motrën e saj katërvjeçare me revole
Një vajzë trevjeçare gjeti armën e mbushur në shtëpinë familjare në Teksas dhe qëlloi aksidentalisht motrën e saj katërvjeçar e cila ka ndërruar jetë, raporton CBS.
Sherifi i Qarkut Harris Ed Gonzalez tha se incidenti ndodhi dje rreth orës 20:00 dhe se vajzat ishin në dhomën e gjumit të banesës në Houston ku jetonin me prindërit e tyre. Anëtarët e tjerë të familjes jetonin bashkë me ta në shtëpi.
Vajzat ishin në dhomën e gjumit pa mbikëqyrjen e prindërve kur 3-vjeçarja gjeti një pistoletë gjysmë automatike të mbushur dhe qëlloi një plumb në drejtim të motrës së saj, tha sherifi.
Pasi dëgjuan krismën, prindërit vrapuan në dhomën e gjumit dhe gjetën fëmijën katër vjeçar në dysheme. Vajza ka ndërruar jetë në vend. Pas ngjarjes familjarët kanë lajmëruar menjëherë policinë dhe ambulancën.
Zyra e Prokurorit të Qarkut Harris do të vendosë pas hetimit nëse ndonjë nga prindërit ose anëtarët e tjerë të familjes do të përballen me akuza. Hetimi është ende në fazën paraprake, tha sherifi Gonzales.