Zaev: Ende nuk e kam pranuar Ligjin për Shtetësi nga ASH-AAA
Kreu i ekzekutivit, Zoran Zaev tha se ai personalisht ende nuk e ka pranuar propozim Ligjin për Shtetësi nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, transmeton Alsat. Zaev tha se i njëjti propozim mund të jetë dërguar në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
“Tek unë ende nuk është dorëzuar, mund të jetë dorëzuar tek ministri i Punëve të Brendshme. Pyesni ministrin e Punëve të Brendshme ose koalicionin Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa”, deklaroi Zaev.