Shqiptarët e Belgjikës për një natë mblodhën 800 mijë euro për ndërtimin e Xhamisë
Në Namur të Belgjikës u organizua një tribunë madhështore, kurse qëllimi i organizimit të kësaj tribune ishte, që të tubohen ndihma financiare për ndërtimin e një qendre islamo Shqipëtare Haxhi Zeka.
Në këtë promovim morën pjesë hoxhallarët e njohur: Dr. Zekirja Bajrami, Mustafë Tërniqi, artisti nga Shqipëria, Mirush Kabashi, ilahistët: Nderim Alimi, Nusret Kurtishi, Nafidan Miftari, moderatori Ermir Hoxha e shumë të tjerë.
Brenda asaj mbrëmjeje janë grubulluar mbi 820 mijë euro, njofton hoxha Zejirija Bajrami, që do të thotë se shqiptarët në mërgim vazhdojnë të jenë solidarë dhe dorëdhënës.
Ndryshe, në Namyr ekziston një xhami e vogël, por tani kryesia e xhamisë ka përgatitur planin për ndërtimin e një xhamie të re. Trolli është blerë, mirëpo iu kanë munguar mjetet financiare për nisjen e xhamisë. Tani kur janë grumbulluar mjetet dhe kur është nxjerrë plani komuna e Namurit ka dhënë lejen për ndërtimin e xhamisë. (Open-TV)