Me sukses u mbyll projekti “Në xhami së bashku me fëmijë”
Sot, 12.03.2023, në namazin e sabahut me dhurata speciale për fëmijët e pranishëm u përmbyll projekti “Në xhami së bashku me fëmijë”.
“Mirënjohje të përzemërta për bartësit e këtij projekti imami i xhamisë Mustafa Pasha hfz. Fatih Derdiyok, atasheu pranë ambasadës së Turqis z. Mustafa Mesten, hatibi h. Abdusamed Zekiri, hoxha Furkan Jahja, këshilli i xhamisë, donatorë, vullnetar të shumtë dhe në veçanti për prindërit që shoqëruan fëmijët e tyre në namaz të sabahut për dy muaj me rradhë.
Pamjet e këtilla në xhami të jepin shpresë dhe qetësi për të ardhmen dhe bereqetin e kësaj toke”, deklaroi me këtë rast muftiu i Shkupit, Qenan Ismaili.