Koha kalon, Tv Koha vazhdon! Urime 30 vjetorin!
30 vjetori i themelimit të Televizionit Koha, është shënuar me një manifestim solemn mbrëmë në Hotel Merkur në Tetovë. Në një atmosferë të ngrohtë, Televizioni Koha priti shumë mysafirë, të cilët nderuar pronarin dhe stafin e Televizionit me praninë e tyre.
Një pjesë e madhe e tyre ishin bashkëpuntorë të Televizionit që nga themelimi, ndërsa nuk munguan as ish puntorët që kanë punuar ndër vite në Televizonin Koha.
Në ditlindjen e tridhjetë të Televizionit Koha, pjesëmarrës ishin edhe zëvendëskryeministri i parë, kryetarë të partive politike, kryetari i Partisë demokratike turke, deputet, bartës të funksioneve të ndryshme,myftiu i Tetovës ambasador, Agjencioni për Shërbime Media dhe audio vizulese, kryetari i Shoqatës së Gazetarëve, anëtarë të klubit rotarian,pronarë tëmediave elektronike dhe të shkruara nga i gjithë vendi, bashkëpuntorë, klientë, , kryetarëtë komunave të Pollogut dhe drejtues të disa institucioneve në rajonin e Tetovës dhe më gjërë. Me një fjalim, në këtë rast, mysafirëve ju drejtua pronari Mevaip Abdiu, i cili foli për sfidat dhe misionin që ka patur televizioni Koha si televizion i parë, kur në trevat me shumicë shqiptare nuk ka patur televizion në gjuhën shqipe.DeklarataNuk munguan as miqtë nga jashtë vendit.Mysafir ishte edhe Tahir Shabani, president i institutit Franko Shqiptar, ambasador i paqës, duke uruar televizionin Koha që të ketë edhe shumë përvjetore tjera të suksesshme duke ndarë edhe një mirënjohje.
Ndërkohë, për bashkëpunimin e deritanishëm, klubi i Rotarianëve në Tetovë, ndau mirënjohje për Televizionin Koha. Drejtues të këtij klubi, televizionit Koha, i dëshiruan shumë suksese në të ardhmen.
“Ndjehem mirë që janë në këtë festë të bukur. Jemi dëshmitarë se jetojmë në kushte të vështira socio-ekonomike por Televizioni Koha dëshmoi dhe tregoi se mund të kemi sukses.
Në emër të Klubit Rotarian, me zemër ju uroj për punën e suksesshme duke ju dëshiruar edhe shumë suksese në të ardhmen”, tha Sreten Kocevski, kryetar i Klubit Rotarian në Tetovë. Mirënjohe për Televizionin Koha, ka ndarë edhe Shoqat e Gazetarëve të Maqedonisë. Ndryshe, për atmosferën festive të shënimit të përvjetorit të tridhjetë të Televizionit Kohau përkujdes Shoqëria Kulturo-Artistke Xheladin Zeqiri nga Tetova dhe Dixhej Niki. /Lideri.mk