Kosovë

Fshati kosovar shënon rekord, për një ditë 145 rinitarë dhurojnë gjak!

Rinia e Fshatit dhe Këshilli i xhamisë në fshatin Dragobil sot organizuan DHURIMIN VULLNETAR TË GJAKUT në shenjë përkujtimi për MASAKRËN E BURIMIT. Ky fshat shquhet edhe për kontributin e dhënë gjatë luftës në Kosovë.

“FALENDEROJMË çdo qytetar që iu përgjigj pozitivisht organizimit tonë.

Gjithashtu ju kërkojmë falje të gjithë atyre që ju desht me prit me orë të tëra në rend derisa ju është dhënë mundësia për dhurim.

Falenderim i veçantë gjithësesi ju takon ekipit mjeksor nga Qendra e Transfuzionit të Gjakut të Prishtinës për profesionalizmin e treguar dhe kontributin e tyre gjatë ditës së sotme.

Ju njoftojmë që sot janë dhuruar 145 doza të gjakut.

Shpresojmë që me këtë aktivitet human, sadopak kemi kontribuar në lehtësimin e nevojave të pacientëve të ndryshëm në spitalet tona.

Zoti i shëroftë gjithë të sëmuarit, kurse dhuruesit Zoti i shpërbleftë për solidaritetin e tyre, ju kompenzoftë me shëndet të mirë Juve dhe të dashurit tuaj!

Me shumë respekt për gjithë Ju,
Rinia e DRAGOBILIT &
Këshilli i xhamisë”, shkruan në njoftim.

Dragobil, 10.03.2023