Kosovë

Forcat e Kosovës po stërviten me snajperë amerikanë

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes e ka përmbyllur me sukses edhe një gjeneratë të Kursit të Avancuar të Liderit dhe kursit bazik për snajper.
FSK-ja bën të ditur se KAL është një kurs që realizohet mbi bazën e modelit të edukimit të Ushtrisë Amerikane që ka për qëllim zhvillimin e njohurive dhe ngritjen e aftësive profesionale për udhëheqës togu dhe rreshter togu.
Tutje bëhet e ditur se kursi bazë për snajper ka për qëllim që të përgatit qitës në distanca të largëta me precizitet të lartë dhe të aftë për vëzhgim dhe mbledhje të informacioneve në fushëbetejë. /arbresh.info/