Maqedoni

Bashkëpunimi mes Komunës së Gostivarit dhe Komunës së Vitisë po jep frytet e para, fitojnë bashkë projekte nga IPA

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari priti në takim kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Halitin.

Në takim diskutuan për pranimin e koncpet notës për aplikim të përbashkët në IPA fondet për bashkëpunim ndërkufitar si dhe për fazën e dytë të aplikimit me projekte të përbashkëta të cilat do të sjellin të mira për qytetarët e dy komunave.

Në kuadër të IPA II – projekt për bashkëpunim ndërkufitar mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, në komunat tona planifikohet të rregullohet ura për këmbësorët dhe zgjerim të hapësirave të gjelbëruara dhe terreneve rekreative-sportive.

Në Gostivar, ura për këmbësorë planifikohet të ndërtohet mes dy urave të mëdha mbi lumin Vardar.