Lloga: Po përgatisim dokument të ri për ekstradimin e Gruevskit, do ta fusim në qelitë e Hagës që i ka ndërtuar vetë
Ministria e Drejtësisë po përgadit letër të re për ekstradimin e ish kryeministrit Nikolla Gruevski, njoftoi ministri Krenar Lloga. Ai thotë se letra ka të bëjë edhe me 9 raste të tjera, ndërsa në arsyetim për ekstradim do të shkruhet se dënimin do ta vuajë në qelitë e Hagës, që plotësojnë kushtet, pasi azilin e ka fituar me arsyetimin se Maqedonia e Veriut nuk ka kushte të mira në burgje për atë kategori të dënuarish.
“Gruevizmi nuk do të ikë nga Maqedonia e Veriut derisa ky person dhe personat përrreth tij dhe kjo frymë nuk merr dënimin e merituar. Këto ditë, po pregatisim një letër kërkesë për ekstradimin e zotërisë në fjalë, për 9 vepra të tjera penale, për të cilat ai akuzohet dhe ka fletëarrest ndërkombëtar. Në letër e sipër kam dhënë sugjerime që të shkruhet se Maqedonia e Veriut i plotëson kushtet për kategorinë e një personi si Gruevski sepse vete Gruevski i ka ndërtuar edhe qelitë për paraburgim edhe qelitë në burgje, të ashtuquajtura qelitë e Hagës të cilat i plotësojnë të gjitha standardet dhe besoj që me këto dëshmi, se ne i plotësojmë standardet për trajtimin e tij si i bugosur i veçantë, besoj që edhe të ekstradohet nga Hungaria”, tha ministri Lloga.