Maqedoni

150 mijë qytetarë në Maqedoni kanë probleme me veshkat, 1500 në dializë

Statistikat botërore tregojnë se 8 deri 10 për qind e popullsisë kanë probleme me veshkët. Bazuar në këto shifra, në Maqedoninë e Veriut supozohet se rreth 150 mijë qytetarë kanë probleme nefroligjike, raporton Telma.

Si pasojë, në të gjithë vendin 1500 pacientë janë në dializë, më i riu në moshë është vetëm 3 vjeçar. 240 pacientë kanë kryer transplantim të veshkave. Sëmundjet e veshkave janë ndër arsyet më të shpeshta për vdekjen e hershme. Vlerësohet se 80% e tyre shfaqen në vendet e varfra apo mesatarisht të varfra. 850 milion njerëz në gjithë botën kanë ndonjë formë të sëmundjes së veshkave ndërsa 2,6 milion njerëz në botë trajtohen me terapi adekuate. Nga 5-10,5 milion njerëz në botë kanë nevojë për dializë apo për transplantim, por shumica prej tyre për shkak të mungesës së resurseve dhe barrierave financiare, nuk munden as të transplantohen as të jenë në dializë.

Nefrologu Aleksandar Poposki thotë se në shumicën e rasteve pacientët me probleme të veshkave vijnë në fazë shumë të avancuar të sëmundjes. Sipas tij shpeshherë mjekët amë nuk japin udhëzime në kohë, ndërsa shpesh edhe vetë pacientët neglizhojnë.

“Më së shpeshti pacientët vijnë në fazë të vonuar. Shpesh mjekët amë i udhëzojnë vonë pacientët e tyre për tu kontrolluar për sëmundjet e veshkave, shpeshherë edhe vetë pacientët e shtyjnë shkuarjen në mjek.

Për shembull shumë pacientë me diabet nuk trajtohen deri në fazën e fundit kur sëmundja avancon shumë dhe vjen deri në fillimin e sëmundjeve të veshkave dhe atëherë progresi i sëmundjes vështirë ndalohet apo hiqet”, u shpreh Aleksandar Poposki, Drejtor i Nefrologjisë – “Strugë”.