Kolumna

Profesioni i mësuesit… dhe është i shenjtë!

NEHAT JAHIU

​PROFESIONI I MËSUESIT DHE… ËSHTË I SHENJTË

Për mësuesin është shkruar e folur shumë në opinionin publik, pasi ai i ka përfshirë të gjitha hapësirat dhe përmasat e veprimit shoqëror. Puna dhe kontributi i tij ka qenë dhe është një angazhim i rëndësishëm për shoqërinë tonë. Faktor kryesor mbetet personaliteti në profesionin e mësuesisë, qoftë si mësimdhënës dhe edukues fisnik i jetës njerëzore. Ai shquhet si një figurë qendrore e nderuar që i prin zhvillimit qytetar. Mësuesit i japin shpirtin e tyre arsimimit si misionarë dhe si edukatorë të fëmijëve, rinisë e studentëve duke u kthyer në misionarë të diturisë. Ata kanë në dorë formimin intelektual me vetëdije për të ardhmen dhe brezave. Mësuesi ka punuar me përkushtim e dinjitet për të përgatitur një shoqëri të drejtë.
Mësuesia është njëra ndër profesionet më të dashur, me shumë përgjegjësi dhe më e shenjta për mua. Në duart e mësuesit, edukatorit e pedagogut është fëmija, nxënësi e studenti, të cilët duhet të mësohen dhe edukohen. Është kënaqësi e madhe kur shkon të punosh në mësonjtore me nxënës, dhe të duket sikur shkon në një kopësht të lulëzuar. Me të vërtetë nxënësit janë si një kopësht me lule. Nga puna e kontributi i mësuesit varet arsimimi i brezit të ri, të cilin mësuesi e ka për detyrë ta mësojë dhe ta edukojë në një rrugë të ndershme, për të ardhmen e jetës së tyre. Nuk ka kënaqësi më të madhe të mësosh dhe edukosh brezat e rinj të popullit tënd, me nder dhe me vullnetin e duhur.
Gjithë këtë kontribut e djersë që do të derdhë mësuesi për të mbjellë farën e diturisë tek nxënësit, vjen një ditë kur fara do të japë frytin e duhur. E këtë fryt të cilin ti e ke mësuar dhe edukuar, jo vetëm që nxënësi do e shijojë në të ardhmen, por do ta shijojnë dhe do të jenë krenarë me atë familja, shoqëria, vendlindja, kombi, atdheu etj.
Mbi të gjitha, mësuesi do të jetë njeriu më i lumtur. Gëzimi më i madh në jetën time sot është kur unë gjendem në shkollën time dhe jam duke punuar me ish-nxënësit e mi në procesin edukativo-arsimor. Nuk ka krenari më të madhe kur sot nxënësit e tu i shikon që kanë kryer fakultete, magjistratura, doktoraturë shkencash të ndryshme etj. Takon nxënësit e tu gazetarë, shkrimtarë, artistë, drejtorë, deputetë, ministra, kryetarë komunash, biznesmenë, zejtarë etj. Më bëhet zemra mal nga gëzimi, sepse vetëm me arsimimin e brezave të rinj mund të ecim përpara si popull. Ky është profesioni i shenjtë i mësuesisë që më ka mbajtur gjithnjë të lumtur dhe krenar. Mësuesit ishin ata që nuk kursyen asgjë nga vetja për të hapur shkolla dhe për të mbjellë diturinë tek nxënësit e tyre në gjuhën amtare. Ata u shkrinë dhe u tretën si qiriri për nxënësit vetëm për t’i mësuar dhe edukuar.
Mësuesit e devotshëm e të denjë dhanë gjithçka për arsimin shqip. Edhe sot ata luajnë një rol shumë të rëndësishëm për arsimimin dhe edukimin e brezave të rinj. Mësuesit idealistë të çështjes kombëtare gjithnjë kanë vuajtur e sakrifikuar për gjuhën e historinë e tyre kombëtare duke mbjellë dhe kultivuar diturinë tek shpirtrat e njomë të nxënësve. Personaliteti i mësuesit është tejet i rëndësishëm, pasi ai gjatë gjithë jetës përgatit nxënësit për të ardhmen e tij e të shoqërisë. Ata janë bartës të diturisë ndër breza. Vizioni i tyre është shumë i fuqishëm me ideal të fortë kombëtar e arsimdashës dhe ruan identitetin e tij të sinqertë e sakrifikues. Mësues të tillë janë gjithnjë të nevojshëm për popullin e tyre varësisht periudhave historike. Mësuesi përdor një mjeshtëri të bekuar për t’i dhënë jetë botës, nëpërmjet formësimit të jetës së njerëzve. Ndikimi i tij mbi individin e tejkalon edhe ndikimin e prindërve apo shoqërisë mbi ta. Në fakt është mësuesi ai që gatuan nënën, babain dhe të gjithë anëtarët e shoqërisë së ardhme.
Në qoftë se ai nuk përfshihet në përgatitjen e ndonjë pjese të brumit të individit, atëherë ky individ mbetet gjithë jetën i paformuar. Nëpërmjet një mësuesi të përgatitur mirë rritet dhe kultivohet një personalitet i madh në botën e njerëzimit. Mësuesit me punën dhe aktivitetin e tyre, lanë gjurmë në kohë dhe në kujtesën e brezave, të popullit dhe të mbarë shoqërisë, pasi kjo është e lidhur me epokën dhe kohën kur ata lindin, rriten e jetojnë. Në këto kushte, historia e jetës së një mësuesi të shquar, një personaliteti me vlera të larta në fushën e arsimit, edukimit dhe kulturës është i mbushur plot e përplot me përpjekje e sakrifica për ta bërë nxënësin bashkë me popullin e tij të lumtur, të arsimuar, të edukuar, patriot e të dobishëm për atdheun. Për një njeri që jetën ia kushton atdheut, arsimimit e edukimit të brezave, ai me shumë zell mbjell dashurinë në bankat shkollore tek nxënësit që ta bëjë çdo nxënës, me vlera e të zotin e vetes. Puna e një mësuesi të mirë skalit në veprën e tij, në punën e tij pedagogjike, në veprimtarinë e tij edukuese kontributin për të ardhmen. Vepra e tij do të mbetet përgjithmonë e pavdekshme mes nxënësve, mes popullit në historinë e tij të lavdishme njerëzore. Mësuesia është një mision.
Në arsim kam kaluar gati të gjithë jetën. Puna si mësues, edukator, pedagog në shkollë ka ndikuar shumë edhe në krijimtarinë time letrare sidomos në letërsinë për fëmijë. Aty u njoha drejtpërtdrejt me jetën e fëmijëve (nxënësve) shpirtin e tyre që çdoherë më ka frymëzuar në krijimet e mia letrare. “Arsimi është një bimë tejet kryeneçe e cila nuk gjelbëron as lidh kokrra në qoftë se nuk ujitet me punë dhe gjak” (Arturo Grof)
Çështja e arsimit është e ndjeshme. Kështu që nga ky shkak duhet të jemi të gjithë syhapur duke kontribuar shumë në këtë fushë, sepse një popull i paarsimuar është si njeri pa sy. Jemi dëshmitarë të kohës kur arsimi shqip gjithnjë është ballafaquar me shumë sfida. Nga pushtues të ndryshëm janë përdorur gjithfarë metodash që popullin shqiptar ta lënë të paarsimuar dhe analfabet. Shqiptarëve nuk u është lejuar të mësojnë në gjuhën e tyre amtare, duke mos i lejuar të hapin shkolla në gjuhën shqipe. Edhe atëherë kur janë hapur shkollat, ata kanë përdorur gjithçka për t’i mbyllur sërish shkollat shqipe. Arsimdashësit shqiptarë historikisht kanë sakrifikuar edhe jetën e tyre vetëm për të hapur shkolla. Ata kurrë nuk kanë lejuar që ato të mbyllen, madje kanë dhënë gjakun për arsimin shqip. Po ashtu në kohët më të vështira kur nuk kanë pasur mundësi për të mësuar në objektet shkollore, nxënësit dhe arsimtarët shqiptarë kanë mësuar në fusha e male gjuhën e tyre të ëmbël e të bukur shqipe.
Sot gjendja e shkollimit në shkollat ku mësohet gjuha shqipe është krejtësisht ndryshe. Të gjithë mësojnë në gjuhën e tyre amtare në trojet e veta e në diasporë. Sot më brengos e më dhemb shumë fakti sepse kohët e fundit, vetë ne si shqiptarë, nuk i kushtojmë rëndësinë e duhur arsimit duke mos e marrë punën me seriozitetin e duhur. Unë mendoj se nëse arsimi shqip sot ka rënie nga niveli i duhur, fajtorë jemi vetë, ne shqiptarët. Për këtë duhet të kemi kujdes të vazhdueshëm dhe të marrim masa të menjëhershme sa më shpejt të jetë e mundur për t’i eliminuar dukuritë negative që kanë hyrë në institucionet arsimore nga individë që i keqpërdorin shkollat e nxënësit për interesa personale, gjë e cila shkon në dëm të arsimit. Duhet të mobilizohemi të gjithë që këto dukuri t’i eliminojmë në kohën e duhur dhe arsimi shqip, qysh nga shkolla fillore e deri në universitet të vihet në binarët e duhur. Nëse dështojmë, atëherë fajin duhet ta kërkojmë tek vetja e jo tek të tjerët, të cilët deri dje ishin armiqtë tanë në arsimin shqip. Ai që nuk është i lidhur shpirtërisht dhe nuk e konsideron arsimin si çështje të shenjtë, nuk e ka vendin në institucionet arsimore. Opinioni kërkon përgjigje të saktë dhe unë jam i tillë, që gjithnjë, i pëlqejnë apo nuk i pëlqejnë përgjigjet e mia të tjerëve, flas ashtu siç mendoj, pa kurrfarë hamendjeje. Mësuesit kanë qenë, janë dhe do të jenë ata të cilët i kanë sjellë, i sjellin dhe do t’i sjellin të mira kombit të tyre, ndaj mund të quhen edhe heronj. Unë do të kisha shtuar se kjo nuk ka vlerë për të gjithë mësuesit, profesorët në përgjithësi. Kjo ka vlerë vetëm për ata që janë të lidhur ngushtë shpirtërisht dhe fizikisht me tërë qenien e tyre. Ndaj profesionin e mësimdhënësit që kanë zgjedhur, nga fillimi i karrierës e deri në përfundim të saj, ta kryejnë këtë mision të shenjtë me nder dhe respekt. Pa sakrifikuar në këtë profesion nuk mund të jesh hero. Për fat të keq me keqardhje në kohë të ndryshme, por edhe sot ka mësues, që janë futur rastësisht në këtë profesion, e rastësisht e bartin emrin mësues, profesor, magjistër, doktor shkence. Këta individë nuk janë të pakët, ndaj duhet sa më shpejt të largohen, pasi nuk e kanë vendin aty. Këtë e them me vetëdije dhe përgjegjësi. Autoriteti i mësimdhënësit nga rrethi apo shoqëria në përgjithësi sot është në mjerim. Për mësuesin, me përjashtime, nuk ka respekt në rrethin ku ai jeton e ushtron detyrën e tij. Më tepër respektohet një rrugaç, një hajdut, sesa një arsimtar i mirëfilltë, i cili ia ka kushtuar tërësisht jetën e tij arsimimit dhe edukimit të brezave, pra ardhmërisë së popullit të tij. Po ashtu edhe nga shoqëria, autoriteti i mësidhënësit këto vitet e fundit është nënçmuar, pra, nuk i është dhënë vendi të cilin ata meritojnë. Nga institucionet e shtetit puna e mësimdhënësit, gjithnjë flas për mësimdhënësin e mirëfilltë është përbuzëse në çdo aspekt. Ndiej keqardhje për mësimdhënësit, se në çfarë niveli jetese kanë mbetur. Është absurde!… Është turp!… Atëherë çfarë respekti kërkojmë të ketë mësimëdhënësi? Unë besoj se këtu nuk ka nevojë për koment…Mësuesi duhet të jetë qytetari më i madh dhe më i respektuar i shoqërisë njerëzore. Ata kanë në dorë fatin e atdheut dhe mbarë botës.Në vazhdimësi të nderuara lexuese dhe lexuesë do të keni rastin të lexoni në këtë libër disa gjëra që nuk do të i pëlqejnë disa mësuesve, profesorëve dhe…, por e vërteta edhe pse në shumë raste dhemb, por nuk guxojmë të mos e themi, sepse nuk është një dhembje individuale.Dukuritë negative duhen të thuhen dhe shkruhen hapur nëse duam popullin , kombin, atdheun. Nuk guxojmë që para syve tona të ndodhin shumë gjëra që sjellin pasaja tek gjeneratat e reja dhe ne të heshtim dhe mos t’i themi hapur dhe të insistojmë që sa më shpejtë të merre të indervenohet që këto gjëra të eliminohen nga disa mësuesë, profesora të shkollave të mesme dhe në ato univerzitare. Arsimin nuk goxojmë të e lëmë në duartë e çdokujt dhe gjithëkujt, sepse do të vijë një ditë do të na mallkojnë gjeneratat e reja, por do të na dënojë historia, gjaku etj. Të tillëve që nuk nuk e duan profesionin e tyre. Atyre që nuk duan të punojnë dhe nuk punojnë me nxënësit në shkollat fillore, të mesmet dhe në fakultete duhet të ju themë troç e shqip që të largohen vullnetarisht nga ky profesion ose institucione duhet të i largojnë nga? , sepse nuk e kanë vendin aty ku për fat të keq janë rastsisht në këtë profesion, ndërsa mësuesit, profesorë e shkollave të mesme, fakulteteve që kontribojnë dhe do të kontribojnë çdoherë që të japin maksimumin për arsimimin dhe edukimin e gjeneratave të reja të i mbështesim, të i respektojmë, të motivohen nga institucioni, sepse një gjë të këtillë e meritojnë.

Me shumë respekt,
Nehat Jahiu

Orizare, 2020

PUNËSIMI I KUADRIT ARSIMOR PUNËSOHET NË SHKOLLA DHE…
Edhe më herët, por edhe tani po përsiritet një fonomen ose dukuri e cila po ndikon shumë negativisht në arsim e cili kursesi nuk po eliminohet, por gjithnjë e më shumë po merr hovë dhe një gjë e këtillë po e dëmton me të madhe arsimin në përgjithësi. Kjo dukuri është në dëmë të arsimit në përgjithësi, por sidomos në dëmë të nxënësve dhe në? te kuadri më i mirë i cili do të punësohet në shkolla. Kudër i cili do të jetë i përgatitur profesionalisht për këtë profesion dhe i cili gjatë karrierës së tij do të kontribuoj tek gjeneratat e reja që në të ardhmen gjeneratat e reja të jenë të pajisura me dituri dhe edukatë të duhur, sepse vetëm një kuadër i mirë dhe i përgatitur mirë profesionalisht mund të jap kontributin e duhur dhe jo ai kuadër i cili nuk posedon vlera të pëzgjidhet që të punoj/ në arsim, sepse kontributi i tij nuk do të mund të arrij/ aspak suksese dhe edukatë të duhur tek nxënësit.Pra, derisa pranimi i kuadrit arsimor në shkolla vazhdon në këtë mënyrë të pranohen kuadrot arsimore pa kritetre dhe të ndikojë partia ose njerëzit e partive politike në pranimin e kuadrit arsimor në shkolla dhe nuk përfillen organet e shkollës dhe të bëhet përzgjdhja e kuadrit të mirëfilltë për të punuar në proçesin edukativo arsimor ,arsimi do të jetë në gjendje jo të lakmuashme dhe pasojat do t’i ndiejmë të gjithë, por mbi të gjitha gjithëçka do të jetë në dëm të gjeneratave të reja dhe në dëm të shoqërisë në tërësi.

ÇFARË KUADRSH NXIRREN NGA FAKULTETET E MËSUESISË?
Fakultetet e mësuesisë nëpër universitete duhen të kenë kritere të forta për pranimin e nxënësve që përfundojnë shkollën e mesme dhe duan të regjistrohen në këtë fakultet. Në fakultetet e mësuesisë duhen të regjistrohen nxënës të shkëlqyeshëm dhe me sjellje shembullore dhe jo nxënës që kanë suksese të mjaftueshëm ose sjellje të dobët. Suksesi i katër viteve shkollore duhet shikuar, sjellja e tyre dhe nxënësve me këtë sukses nxënësit që posedojnë dëftesat e katër viteve të shkollës me nota të shkëqyeshme duhet të ju jepet përparësi për regjistrim. Pos kësaj unë kisha preferuar që këta nxënës të kenë provim pranues në disa lëndë që i përkasin profesionit të arsimit. Fakultet e mësuesisë nuk duhet të pranojnë studentë pa kritere në fakultetin e mësuesisë, sepse arsimi don nxjerrje të kuadrave të mirëfillta që nesër ata ( ato) do të marrin ditarin dhe do të punojnë me gjeneratat e reja në shkollat fillore dhe ato të mesme. Në arsim nuk mund të punojë çdokush dhe gjithëkush. Në arsim duhen të punojnë kuadrot më të mira dhe të përgatitur profesionalisht ,sepse misioni i mësuesisë është i shenjtë. Ky kuadër duhet t’i mësojë dhe edukojë nxënësit dhe në çdo aspekt ata ( ato) duhen të jeni kuadro më të dalluar nga të gjitha profesionet tjera. Pra ,edhe njëherë po e potencojë se fakultetet e mësuesisë nuk duhet çdokend të e pranojnë në këto fakultete, por njëkohësisht edhe kriteri i profesorëve duhet të jetë i fortë që të nxjerrin kuadra të mirëfilltë që në të ardhmën të kemi kuadër cilësor në shkollat fillore dhe në ato të mesmet.

NUK MUND TË NXIRREN KUADRO TË MIRËFILLTA ARSIMORE NGA….

Më lartë e potencova se në fakultet e mësuesisë duhen të regjistrohen nxënësit më të mirë që kanë mbaruar shkollën e mesme, pra të ketë kritere të mirëfillta në pranimin e studentave në këto fakultete. Edhe një gjë tjetër duhet t’i kemi parasysh se edhe fakultetet duhen të kenë shumë kujdes se kë po e pranojnë si ligjërues të këtyre studentëve. Edhe këtu duhet të ketë kritere, sepse çdokush dhe gjithkush nuk mund të jetë ligjerues në një fakultet universitar ,pamarrëparasysh titullin e tij shkencor, sepse në ditë t e sotme shumëkush merr një titull mr. apo dr. Dhe pa asnjë kriter futet në univerzitet dhe iu lëgjëron studentëve dhe kuptohet nga këta disa mr. e dr. , dihet se çfarë kuadri do të nxirret dhe ai kuadër nesër do të punësohet si profesoreshë apo profesorë në shkollën fillore dhe ate të mesme. Mirëfilli dihet nga disa prej këtij kuadri nuk duhet të presim suksese. Disa ligjërues nëpër shumë fakultete titujt e tyre shkencorë i kanë shumë të dyshimtë, por edhe pranimi i tyre për të punuar në fakultetin përkatës është shumë i dyshymtë se si është futur dikush për të ligjëruar si ligjërues. Është futur nga dera apo nga dritarja. Me direktivën e kujt janë punësuar disa profesorë me titujt të lartë në këta fakultete. Janë punësuar me direktivë partiake, familjare, miqësore apo,/ kështu që nga të tillët nuk duhet të presim se do të kemi profesorë apo arsimtarë të mirëfilltë në shkollat tona edhe ate si në atë fillor njashtu edhe në atë të mesmet.
VESHJA E MËSUESES; MËSUESIT DHE…

Duke punuar në arsim si mësues 40 vite kam shumëçka për të thënë dhe për të shkruar, por në këtë shkrim dua të i përmendi vetëm disa gjëra që nuk më kanë lënë asnjëherë përshtypje të mira dhe që gjithnjë i kam kundërshtuar, por edhe sot i kundërshtojë. Në fillim do të ndalem tek veshja e disa mësueseve, mësuesve, profesorëve, profesoreshave. Veshja e tyre nuk është aspak sipas normave pedagogjike. Mësuesja, mësuesi, profesoresha profesori duhet të jenë shembull me veshjen e tyre. Ata (ato) duhet të jenë të veshura ashtu që të jenë shembull edhe për të tjerët dhe, të vishen me veshje të papërshtatshme dhe me atë veshje të shkojnë në shkollë dhe të futen në mësonjëtore para nxënësëve me një veshje që është e papërshtatshme dhe çoroditëse. Sipas mendimit tim drejtoria e shkollës, shërbimi pedagogjik dhe organet shkollore mësimdhënësve dhe edhukatoreve dhe edukatoreve të tilla duhet të ua tërheqin vërejtje dhe nëse nuk e ndryshojnë mënyrën e veshjes së tyre, atëherë të merren edhe masa më rigoroze ndaj të tillave ose të tillëve.

SHËNDRIMI I DISA ZYRAVE TË ARSIMTARËVE NË ÇAJTORE OSE…
Në shumë shkolla nuk ka hap/sira ose vende të posaçme ku arsimtarët gjatë pushimeve të gjata, por edhe në kohën kur disa arsimtarë sipas orarit mësimor janë të lirë. Gjatë kohës së pushimit të gjatë dhe në kohën kur arsimtarët që janë të lirë duan të shfrytzojnë kohën për të ngrërë ose pirë diçka, por një hapsirë ose vend i posaçëm nuk ekziston në brendi të shkollës. Në mungesë të një lokali të këtillë, atëherë në shumë shkolla mund të shohim ku zyrat e arsimtarëve përdoren si kuzhina për të ngrënë, për të pirë çaj, kafe etj. Një gjë e tillë sipas meje duhet të eliminohet dhe shkollat të sigurojnë një vend të posaçëm për këto nevoja dhe jo zyrat e arsimtarëve të shëndrohen në kuzhina ose çajtore, kafiteri.Pos kësaj në të shumtën një gjë e këtillë shkakton edhe gjëra shumë negative, sepse edhe pasi të bie zijla dhe kujdestari i ditës i njofton arsimtarët për të shkuar në klasë. Një numër prej tyre nuk shkojnë me kohë tek nxënësit , por vonohen duke pirë çaj, kafe dal/ngadalë dhe në këtë mënyrë vonohen për 10- 15 minuta për të shkuar në mësonjëtore tek nxënësit që është një gjë shumë e dëmshme. Kjo sjelleje edhe një pengesë tjetër shumë të dëmshme dhe me pasoja, sepse gjatë këtij intervali kohorë në mungesë të arsimtarit në mësonjëtore shkaktohet zhurmë në klasë dhe kor/idore të shkollës që i pengojnë arsimtarët që janë në mësonjëtore duke zhvilluar mësim.

MUNGESA E ARSIMTARIT NË SHKOLLË

Mungesa e arsimtarit në shkollë shkakton një tollovi atë ditë në shkollë, sepse nxënësit nëse nuk zëvendësohen nga ndonjë arsimtarë që është i lirë shkakton një zhurmë nga nga nxënësit që janë pengesë për arsimtarët dhe nxënësit tjerë. Nga ana tjetër këtë mungesë të mosardhjes së ndonjë arsimtari në punë ose vonesa e tij shfrytëzohet nga disa arsimtarë të papërgjegjshëm duke i zëvendësuar orët mësimore ose duke i bashkuar dy klasë me një klasë. Një gjë të këtillë të tillët e bëjnë vetëm e vetëm që më herët të ikin në shtëpi ose gjet/u pa menduar aspak që ky mësim i bashkimit të dy klasëve nuk ka aspak efekt të duhur. Pra, një dukuri e këtillë duhet të ndërpritet dhe mos të përsëritet, sepse mungesa e arsimtarit dhe vonesa e tyre pa arsye nuk arsyetohet në asnjë mënyrë, sepse sjellë joproduktivitet atë ditë tek nxënësit, por sjellë edhe pengesë tek arsimtarët tjerë në mësim. Poashtu nuk duhet lejuar nga drejtoria dhe shërbimi pedagogjik që në mungesë të ndonjë arsimtari të bashkohen dy klasë me një klasë nga ndonjë arsimtar, sepse një gjë e këtillë nuk ka asnjë efekt pozitiv të mbar/vajtjes së orës mësimore.

DISA ARSIMTARË SHFRYTËZOJNË SHKOLLËN PËR TË PUSHUAR

Nuk mund të themi se një numër arsimtarësh nuk shkojnë në shkollë për të punuar, por disa shkollën e shfrytëzojnë për të pushuar. Këta janë ca arsimtarë /e kanë këtë si një hobi dhe nuk angazhohen aspak për të kontribuar për t’i mësuar dhe edukuar nxënësit e tyre. Shfrytzojnë rastin më shumë të gjejnë ndonjë hap/sirë në objektin e shkollës duke iu thënë lexoni diçka dhe unë për një kohë të shkurtër do të kthehem, ndërsa derisa të bie zilja nuk kthehen në mësoj/tore tek nxënësit, por gjithë këtë kohë e shfrytëzojnë duke pushuar ose duke biseduar me ndonjë kolegë duke pirë duhan dhe kafe. Kemi këso raste dhe sipas meje të tillët as që meritojnë të bartin emrin arsimtarë. Përgjegjësi më të madhe për këto raste e ka drejtoria e shkollës dhe shërbimi pedogagjik / nuk i përcjellë arsimtarët e tillë dhe të merren masa ndaj tyre. Ka të tillë që nuk kanë ndërgjegje dhe veprojnë kështu dhe mu për këtë qëllim duhen të përcillen të tillët dhe të merren masa ndaj tyre, sepse /nuk merren masa ata do të vazhdojnë të veprojnë ashtu, kështu pasojat do të shkojnë në dëm të nxënësve.

PËRVEÇ PROFESIONIT TË VET SHUMË MËSUES MERREN EDHE…

Një numër i mësuesve, arsimtarëve , profesorëve përveç profesonit të tyre merre/ edhe me punë tjera. Një numër prej tyre kanë edhe bizneset e veta ose merren edhe me ndonjë punë tjetër jashta profesionit të tyre që kanë në shkollë. Një gjë e këtillë keqpërdoret nga disa prej tyre, sepse shumë pak i japin rëndësi proçesit edukativo -mësimorë në shkollë , sepse më së tepërmi angazhohen për punën e tyre private që e kanë, kështu që nxënësit i lënë anësh dhe suksesi i tyre është shumë i dobët. Në çdo aspekt ata kanë dobësi tek nxënësit, sepse përkujdesja e tyre si gjatë mësimit të rregullt, njashtu edhe në mësimin plotësues, shtues apo në aktivitet/ të lira nuk angazhohen aspak. Interesimi i tyre përqëndrohet në punën e tyre që kryejnë jashta profesionit të tyre, sepse atje kanë përfitime më të mëdha dhe i tërë ky mos /interesim i tyre mbi kurrizin e nxënësve.

SJELLJA E ARSIMTARIT NË SHKOLLË DHE JASHTA SHKOLLËS
Arsimtari, profesori duhet të ketë një sjellje të veçuar nga të gjithë njerëzit tjerë, sepse ka një profesion shumë të shenjtë. Ai është mësimdhënës, edukator dhe pedagog. Sjellja e tij duhet të jet/ si shembull për çdokend, sepse ai mëson, edukon nxënësi/ se si të sillen në shkollë, rrugë, vende publike etj. Një mësues i cili nuk ka sjellje të duhura në veten e tij si mund të e dukoj/ nxënësin e tij se si duhet të sillet në shkollë dhe jashta shkollës. Fjalori i arsimtari/ si para nxënësve, koleg/ve të tij dhe në çdo vend tjetër duhet të jetë një fjalor i një intelektuali dhe jo të jetë një sjellje që të gjithë e përqeshin. Arsimtari nuk guxon të shprehet ndaj nxënësve me fjalë të vrazhta, fyerje etj. Ata nuk guxon të i nënçmojnë nxënësit me lloj- lloj fjalë banale. Çdo fjalë e tij që shqiptohet para nxënësit, koleg/ve etj., duhet të jetë shumë e matur, sepse profesioni i tij është shumë dallues nga profesionet tjerë. Çdo shembull duhet të merret nga mësuesi, edukatori dhe pedagogu. Ai është pasqyrë për të gjithë njerëzit se si duhen të sillen në çdo vend ku gjenden.

MËSUESI NË KLASË…

Mësuesi në klasë duhet të shkojë posa të bie zilja. Ai nuk duhet të e lejoj veten që të shkojë me vonesë pasi të ketë filluar ora mësimore. Ai nuk duhet aspak të ndalet në korridor dhe të bisedojë me kolegën e tij, ndërsa nxënësit e presin në klasë, ndërsa për shumë minuta me vonesë futet në klasë. Mësuesi duhet të shënojë orën mësimore, të ngritet në këmbë dhe të fillojë punën e tij me nxënësit dhe jo të qëndrojë ulur në karrige. Një numër mësuesish u thonë nxënësve hapne librin në faqe kaq dhe lexoni, ndërsa vet ai e ndezë cigaren ë dhe fillon e mbush fjalëkryqin, e hap celularin dhe… Këto dukuri i kemi gjithkund nga disa mësues që e kalojnë orën në këtë mënyrë dhe në fund të orës nuk e presin as zilen të bie dhe dalin 10 minuta parra kohës nga ora mësimore. Arsimtari nuk guxon aspak brenda orës të e ta përdorë celularin, të pi cigare në klasë etj. Mësuesja duhet të jetë e kujdesëshme dhe brenda orës mos të e ta nxjerrë karminin për t’i lyer buzët e vetullat etj.Duhet të jetë shumë e kujdesshme për këso gjëra sepse është në klasë para nxënësve të saj. Në të shumtën e rasteve disa mësuese kur janë të lira shkojnë në klasë te shoqja e tyre e cila ka mësim dhe ia fillojnë bisedës. Mësuesja që ka orë mësimore i angazhon nxënësit të lexojnë ose të shkruajnë diçka. Nëse nuk ka karrige për dy tre mësuese që i shkojnë mysafirë kur është në mësim ajo ulet mbi tavolinë. Ndezin cigaret dhe fillojnë bisedën sikur të ishin në ndonjë kafene. Një gjë e këtillë vazhdon derisa të bie zilja.

EDUKATA DHE SJELLJA E ARSIMTARIT JASHT SHKOLLËS

Arsimtari nuk duhet të ketë sjellje të mira vetëm në shkollë. Ai edhe jashta shkollës duhet të jetë shumë i kujdesëshëm se si po sillet, sepse ai edhe jashta orarit mësimor ku jeton përcillet me vëmendje si po sillet në çdo vend publik. Ai duhet të jetë shembull si në sjelljen e tij, si në biseda kudo ato ku zhvillohen. Arsimtari nuk duhet të e lejojë veten të bie në një nivel aq të ulët si në veshje dhe në sjellje edhe jashta shkollës. Ai duhet të jetë model edhe aty ku jeton, sepse sjelljet e tij do të shihen nga nxënësit, prindërit e tyre, nga banorët tjerë. Fjalori i tij duhet të jetë i pastër në rrugë, në kafene, në dasma e vdekje. Fjala e tij duhet të jetë shumë me peshë dhe vlerë të duhur e një intelektuali. Ai nuk guxon t’i mëshojë tavolinës dhe të bërtasë në një lokal duke luajtur shah apo xhokera. Nëse përcjell ndonjë ndeshje sportive në ndonjë lokal nëpërmjet televizioni ,nuk duhet lejuar veten të ngritet nga karriga dhe të bërtasë me të madhe kur të jepet gol nga ekipi të cilin ai e simpatizon. Në dasëm nuk duhet të pi alkohol dhe të dehet dhe, dikush ta mbaj me dorë që mos të bie në tokë. Të mos e shikojnë të pranishmit duke bërtitur i dehur, sepse morali dhe etika e tij e një intelektuali ,nuk e lejonë të shihet një arsimtar në gjendje të tillë.

SHPREHJET E DISA ARSIMTARËVE NDAJ NXËNËSVE
Arsimtari, arsimtarja, profesoresha dhe profesori janë edhe mësimdhënës, edukator dhe pedagogë. Shprehjet e tyre ndaj nxënësve duhen të jenë shumë të matura që mos t’i ofendojnë ose lëndojnë me shprehja vullgare nxënësit në klasë. Ka një numër të arsimtarëve që para të gjithë nxënësve shprehen me fjalë banale ndaj ndonjë nxënëseje ose nxënësi duke i thënë kafshë, gomar, kali, lopë, qurë , shtrigë etj. Me këto shprehje nuk duhet t’idrejtohemi askujt e lere më arsimtari,arsimtarja, profesoresha, profesori t’i drejtohet nxënësve të tij me këto shprehje jo njerëzore dhe ate nga një edukator, pedagog të përdoren shprehje të tilla ndaj nxënësve. Për këto shprehje duhet të hulumtojë drejtoria e shkollës dhe shërbimet tjera pedagogjike etj. dhe urgjentisht të marrin masa ndaj arsimtarëve të këtillë. Puna e drejtorisë, por mbi të gjitha e pedagogut, psikologut nuk janë që tërë ditën të rrinë në zyra , të pinë kafe dhe mos të futen në mesin e nxënësve për t’i zbuluar gjërat e këtilla që i përdorin ca arsimtarë ndaj nxënësve në korridor, në oborr të shkollës ose brenda në klasë. Si mund një arsimtarose disa arsimtarë qoftë në shkollë fillore ose të mesme të përdorë shprehje ofenduese ndaj nxënësit. Arsimtarëve dhe profesorëve të tillë duhet tërhequr vërejtjen që një gjë të tillë mos t’i përsërisin asnjëherë, ndërsa nëse vazhdojnë t’i përsërisin, atëherë duhet të merren masa disciplinore ndaj tyre.

GABIMET GJUHËSORE QË BËJNË ARSIMTARËT
Në të shumtën e rasteve kemi parë disa arsimtarë që bëjnë gabime të mëdhaja gjuhësor gjatë të folurit dhe të shkruarit. Sa e sa gabime mund të gjejmë gjatë shkrimit në tabelë. Një numër i arsimtarëve mendojnë dhe këtë e thonë edhe publikisht se drejtshqiptimi dhe drejtshkrimi duhet të përdoret vetëm nga arsimtarët e gjuhës shqipe. Në kët rast unë do të thoja se shumë gabim është mendimi i tyre, sepse çdo arsimtarr i cilësdoqoftë lënde apo ata të ciklit të ulët duhet të flasin pa gabime në drejtshqiptim dhe të shkruajnë pa gabime në drejtshkrim. Kjo nuk vlen vetëm për arsimtarët e lëndës së gjuhës shipe, por vlenë për çdo arsimtar. Kemi hasur në shumë shënime të shkruar nga arsimtarët që janë shkruar gabim në evidencatpedagogjik e administrative. Poashtu kemi parë shumë gabime në ditarin klasor ku është shkruar vërejtje për nxënësin ku aty kemi hasur gabime nga disa arsimtarë, profesorë, duke mos përjashtuar edhe disa arsimtarë dhe profesorë të gjuhës shqipe. Pra, këtu gjejmë gabime gjuhësore, përkatësisht gramatikore, kryesisht drejtshkrimore, sintaksore, terminologjike etj. Nëse lexojmë ndonjë lajmërim në tabelë në zyrën e arsimtarëve shkruar nga drejtoria e shkollës, shërbimi pedagogjik, psikologjik etj., në të shumtën e rasteve shohim shumë gabime gjuhësore. Një gjë të tillë mund ta dëgjojmë ose shohim edhe në lajmërimet ose njoftimet që lexohen në klasë para nxënësve. Secili mësues, arsimtar, profesor është i obligueshëm që të shkruaj pa gaime sidomos ato drejtshkrimore, sepse një mospërfillje e derjetshkrimit nga ca arsimtarë janë aq të dëmshme që edhe nxënësit gjatë përshkrimit të asaj që ka shkruar arsimtari edhe ata njejtë e përshkruajnë tekstin e arsimtarit me shumë gabime drejtshkrimore.

MËSIMI PLOTËSUES DHE AI SHTUES

Çdo arsimtar është i obligueshëm që brenda vitit shkollor pos mësimit të rregullt të mbajë edhe orë plotësuese me nxënësit më të dobët dhe mësim shtues më nxënësit më të mirë. Në të shumtën e rasteve nga disa arsimtarë janë shënuar në ditar se orë të tilla janë mbajtur, ndërsa disa nuk kanë shënuar asnjë orë që është mbajtur. A thua vallë mund të vërtetojmë se ata që kanë shënuar orët të tilla janë mbajtur ose nuk janë mbajtur, por vetëm janë evidentuar formalisht?!Ata që nuk kanë evidentuar në ditar, asnjë orë të mbajtur plotësuese ose shtuese vet e vërtetojnë mosmbajtjen e tyre, por edhe tek këta të evidentuarat kemi arsimtarë që kanë mbajtur orë të tilla, por kemi prej tyre që nuk i kanë mbajtur, por vetëm i kanë evidentuar në ditar. Pë të gjitha këto anomali nuk duhet të përgjigjen vetëm arsimtarët që nuk kanë mbajtur, por duhet dhënë përgjegjësi edhe drejtoria e shkollës dhe shërbimet pedagogjike dhe…, sepse nuk kanë bërë kontrollimin e arsimtarëve që nuk kanë mbajtur asnjë orë plotësuese ose shtuese gjatë tërë vitit shkollor.

MBAJTJA E AKTIVITETEVE TË LIRA ME NXËNËSIT

Arsimtarët, pos mësimit të rregullt, plotësues, shtues, duhet të përzgjedhë nxënës me të cilët do të angazhohet arsimtari dhe nxënësit në aktivitete të lira. Në aktivitete të lira, zakonisht përzgjidhen nxënëset ose nxënësit që janë të shkëlqyeshëm, por edhe që kanë afinitet. Me këta nxënës formohen grupe seksionesh sipas lëndëve dhe po e përsëris edhe njëherë në seksione futen nxënësit sipas zgjedhjes dhe dëshirës se, në cilin seksion nxënësi ka dëshirë të merr pjesë. Disa arsimtarë, zakonisht në seksione fusin nxënësit e shkëqyeshëm dhe ate e bëjnë që një nxënës (nxënëse)të jetë i (e) përfshirë në disa seksione që një gjë e tillë nuk është e lejuar. Arsimtari bënë një orar kur do të punoj me seksionin e vet dhe jep kontributin e tij deri në maksimum për të arritur suksese. A kemi edhe arsimtare, arsimtarë, profesoreshë, profesorë që nuk mban aktivitet të lira aspak edhe ate si ato lëndor, por edhe nga mësimi klasor?!… Po ka edhe të tillë që nuk organizojnë gjatë tërë vitit aktivitete të lira që edhe për këtë është fajtore drejtoria e shkollës dhe shërbimet pedagogjike, psikologjike etj. të cilat nuk hulumtojnë për t’i zbuluar se cilat arsimtare ose cilët arsimtarë janë që nuk mbajnë aktivitete të lira dhe të merren masa ndaj tyre.

TEATRI DHE NXËNËSIT
Nxënësit në shkollë mësojnë ndonjë pjesë teatrale nga libri i leximit ose nga ndonjë revistë shkollore. Atyre arsimtari ju shpjegon për pjesën teatrale, përmbajtjen e saj, personazhet, vendin ku çfaqet pjesa teatrale etj. Arsimtari i përcakton disa nxënës që brenda orës mësimore të lexohet pjesa e lartpërmendur sipas roleve të personazheve. Aesimtarja ose arsimtari i nxjerrë ata ( ato) nxënës që do të lexojnë para nxënësve tjerë, ndërsa nxënësit tjerë me vëmendje do të përcjellin leximin. Pas të bëhet leximi , kërkohet nga nxënësit që të bashkarisht duke ju parashtruar pyetje të tregojnë se për çfarë bëhet fjalë. Tregojnë se kush janë perzonazhet e asaj pjese etj. Pyeten se a kanë parë ndonjë pjesë teatrale të shfaqur në TV. Ata ( ato) përgjigjen po apo jo. Pyetën se si ka mbajtur titullin pjesa teatrale dhe çfarë përmbajtje ka pasur etj. Arsimtari do të i parashtrojë edhe pyetjet po ku çfaqet pjesa teatrale dhe disa prej tyre do të përgjigjen se shfaqet edhe në teatër. Po si quhet vendi ku aktorë luajnë pjesën teatrale? Nëse e di ndonjë nxënës mirë, por nëse nuk e di arsimtari do të ju tregojë se vendi ku luhet shfaqja në teatër quhet skenë dhe ata e luajnë aktorët sipas roleve të tyre. Pra, me kërkesën e arsimtarëve do të kërkohet nga drejtoria e shkollës dhe shërbimi pedagogjik që nxënësit sëpaku dy herë brenda vitit shkollor të shkojnë në teatër për të e shikuar një pjesë teatrale sipas moshës së tyre.

BIBLIOTEKAT SHKOLLORE DHE SHFRYTËZIMI I TYRE
Secila shkollë qoftë ajo fillore apo e mesme duhet të ketë bibliotekën shkollore e cila duhet të jetë e pajisur me lektyra shkollore , libra tjerë për nxënës të të gjitha zhanreve dhe përshtatjes së moshës së nxënësve. Pos lektyrave dhe librave tjerë, në bibliotekën shkolle duhet të ketë edhe literaturë profesionale, të cilën do të e shfrytzojnë arsimtarët. Shfrytëzimi i librave në bibliotekë bëhet me porosinë e nxënësve edhe ate tek lektyrat shkollore që i kanë arsimtarët sipas klasëve se cilat lektyra duhet t’i lexojnë nxënësit për çdo muaj, por nëse ndodhë që mos të ketë lektyrë të përcaktuar sipas planprogramit, atëherë arsimtari do të ju preferojë nxënësve disa tituj tjerë që t’i marrin në bibliotekë për t’i lexuar. Arsimtari duhet të jetë shumë i kujdesëshëm që të interesohet se librat që merren në bibliotekë a lexohen apo nuk lexohen. Një gjë të tillë arsimtari do ta vërtetojë kur do të ketë orë të posaçme për përpunimin e lektyrës, por duke ua kontrolluar edhe fletoret në të cilën nxënësit në fjalë të shkurtra kanë shkruar për autorin e lektyrës, përmbajtjen dhe… Nxënësit që janë të shkëlqyeshëm dhe që janë të pasionuar për lexim të librave, mund të marrin edhe libra tjerë në bibliotekë, edhe ate, sipas dëshirës së tyre për t’i lexuar. Siç përmenda edhe më lartë bibliotekat shkollore duhet të kenë në raftet e tyre edhe literaturë profesionale për arsimtarë, kështu që ata duhet të shkojnë në bibliotekë dhe t’i marrin librat e tillë dhe t’i lexojnë. Nuk do të thotë se edhe arsimtarët mund të marrin ndonjë libër me poezi, prozë, dramë, publisistikë, roman etj. Se sa shfrytzohen bibliotekat shkollore nga nxënësit dhe arsimtarët do të merren informata nga bibliotekisti. Këto informata duhet t’i posedojë drejtoria e shkollës dhe shërbimet pedagogjike, psikologjike etj. Po a kemi shkolla që nuk posedojnë biblioteka shkollore?!… Për fat të keq kemi edhe shumë shkolla fillore dhe të mesme që nuk posedojnë biblioteka shkollore dhe shumë mësues, mësuese, profesoreshë dhe profesorë nuk e dinë a kanë bibliotekë në shkollë e lëre më të e kenë vizituar ose të kenë marrë ndonjë libër për ta lexuar.

KREMTIMI I DITËLINDJES SË NXËNËSVE NË SHKOLLË

Nga përvoja ime shumëvjeçare kam parë që shumë nxënës me lejen e arsimtares apo arsimtarit sidomos në mësimin klasor të shkollave fillore kërkojnë që të kremtojnë ditëlindjen e tyre në shkollë dhe që një numër i madh këtë kërkesë të nxënësve e pranojnë. Kërkesa pranohet pa u menduar mirë se atë ditë që nga ora e parë në atë klasë fillon përgatitja e kremtimit të ditëlindjes së shoqes apo shokut dhe nuk mbahet anjë orë mësimore. Njëherit në atë klasë dëgjohet edhe muzika e radikasetofonit që i pengon nxënësit tjerë të cilët mbajnë mësim në klasën e tyre. Poashtu pas një kohe në këtë kremte mësuesja ose mësuesi i nxënësit i fton edhe arsimtaret dhe arsimtarët tjerë të marrin pjesë, kështu që krijohet një zhurmë në tërë shkollën, por humben edhe shumë orë mësmore. Nëse e shqyrtojmë një gjë të këtillë që çdo nxënës të organizojë kremtimin e ditëlindjes në shkollë, atëherë na bëhen aq shumë dhe sa e sa orë mësimore në përgjithësi nuk mbahen brende një viti shkollor duke kremtuar ditëlindjet e nxënësve. Këtë dikush duhet ta mendojë dhe një gjë e tillë të mos lejohet që secili nxënës të kremtojë ditëlindjen në shkollë duke humbur aq shumë orë mësimore. Këtë dukuri duhet ta ndërpresë drejtoria e shkollës dhe mos t ‘iu lejohet arsimtareve dhe arsimtarëve të kremtojnë ditëlindjet e nxënësve në klasë.

IKJA E NXËNËSVE NGA ORËT MËSIMORE
Edhe një dukuri që herët është e shfaqur në disa shkolla që disa nxënës të ikin nga disa orë mësimore. Kjo dukuri ndodh nga disa nxënës që nuk janë të përgatitur për atë orë mësimore dhe zgjidhjen e tyre e shohin që të mos futen në orë. Kemi raste të tilla që disa për dëshirën e tyre nuk shkojnë në shumë orëmësimore. Disa poashtu ikin nga ora e ndonjë lënde nga frika se ndoshta kanë bërë ndonjë gabim dhe frikësohen se mos vallë dot’i ndëshkojë arsimtari ose profesori. Pra, një dukuri ndodh për
shumë e shumë shkaqe, por ajo që është më e keqe, që nuk guxon të ndodh, është se, arsimtari ose profesori nuk interesohen dhe nuk pyesin se a janë të gjithë nxënësit në klasë apo ndoshta mungon dikush e, që, kjo bëhet që në fillim të orës mësimore kur edhe regjistrohet njësia mësimore në ditar. Pra, një numër nuk pyesin aspak se kush mungon në klasë, një tjetër pyet, por nuk e regjistron nxënësin që i ka ikur nga ora mësimore. Ky është një lëshim i madh që nuk i falet askujt, por njëkohësisht është edhe një përgjegjësi e madhe. Po, nëse nxënësi që ka ikur nga ora mësimore dhe nuk është regjistruar në ditar, nëse di i ndodh ati nxënësi diçka a mendon ai arsimtar apo profesor se çfarë përgjegjësie do të ketë për ate. Edhe kjo dukur duhet të eliminohet dhe nuk duhen këso gjëra të na përsëriten, sepse janë me pasoja për vet nxënësit, arsimtarët, profesorët, shkollën dhe në përgjithësi për arsimin.

VESHJA E NXËNËSVE NË SHKOLLË DHE…

Veshja e nxënësve në shkollën fillore e sidomos atyre në shkollat e mesme Pra, një numër i nxënësve nuk vishen në përputhje me normat shkollore, por vishen sipas dëshirës së tyre. Mënyra e veshjes së nxënësve të të dy gjinive, në të shumtën e rasteve tek disa nxënës del jashta çdo norme e rregulloreje shkollore dhe tejkalon çdo normë të veshjes. Për një gjë të këtillë duhet të interesohen dhe kujdesen prindërit, udhëheqësit e paraleleve, arsimtarët , në tërësi, drejtoria e shkollës, shërbimet pedagogjike. Ata duhet t’i përcjellin nxënësit se si po vishen dhe me çfarë veshje vijnë në shkollë. Ajo që është edhe shumë më me rëndësi të përmendet në këtë rast është edhe veshja e disa nxënësve në përgjithësi, por duhet veçuar ato të gjinisë femërore gjatë organizimeve të gjysmëmaturës dhe mbrëmjes së maturës. Në këto manifestime një numër i gjinisë femërore tejkolojnë çdo normë shkollore dhe…. me veshje që kalon çdo kufinj. Në këto raste nuk duhet aspak të mungojë syçelësia e prindërve, por mbi të gjithash syçelësia e udhëheqësve të paraleleve dhe rreptësisht t’ ua ndalojnë nxënësve pjesëmarrjen në mbrëmjet e gjysmëmaturës ose të maturës. Arsimtarët në konsultim me pridërit e nxënësve këtyre nxënëseve me këtë veshje jashta çdo norme duhet t’ ua ndryshojnë veshjen e tyre ose t’ ua ndalin pjesëmarrjen në mbrëmjen e gjsmëmaturës e sidomos maturanteve.Pra, edhe njëherë po e përsëris se prindrit në bashkëpunim me arsimtarët dhe autoriteteve të e shkollave duhet të jenë shumë syçelë në veshjen e nxënësve në shkollë dhe jashta saj.
ARSIMTARI OSE PROFESORI NUK MUND TË JETË SHOK ME NXËNËSIN

Kemi shumë raste kur disa arsimtarë janë shokë me nxënës si në shkollat fillore, njashtu edhe në shkolla të mesme. Sipas meje me nxënësin duhesh të jesh i afërt, por afërsia mos të kalojë në një shoqëri në mes të arsimtarit, profesorit dhe nxënësit, por afërësia mes nxënësit dhe arsimtarit apo profesorit të jetë në distancë të duhur. Arsimtari të jetë shok me nxënësin saqë edhe t ‘i japin njëri-tjetrit cigare, të futen bashkarisht në kafene, ëmbëltore etj .Besoj se nuk është diçka normale, kur nxënësi me arsimtarin munden të jenë shokë, sepse një veprim i tillë keqpërdoret. Edhe njëherë po e përsëris se, arsimtari ose profesori mund të jenë në afërsi me nxënësit për shumë raste që mos të ketë frikë nxënësi t’ i afrohet arsimtarit ose profesorit për të e pyetur diçka, por ama, jo të krijohet shoqëri e tillë sa që të pihet së bashku duhan , të hahet së bashku bureku në burektore, të pihet kafja në kafiteri, të luhet shah mes arsimtarit dhe arsimtarit ose profesorit. Të luhet xhokera, të futesh në ëmbëltore etj. Një gjë e tillë sipas meje është jashta kodeksit dhe normave shkollore, kështu që këto raste duhen evituar dhe të eliminohen, sepse nuk janë dukuri që duhet mbështetur.

KEQPËRDORIM I ARSIMTARIT APO PROFESORIT NDAJ NXËNËSVE.
Në të shumtën e rasteve, disa arsimtare, arsimtarë, profesoresha, profesorë keqpërdorin nxënësit në shkollë. Në të shumtën e rasteve ata apo ato harrojnë për të marr ditarin, shkumësin, hartën apo diçka tjetër dhe, pasi të futen në klasë i dërgojnë nxënësit për t’ ia sjellur ditarin, shkumësin etj. Kjo dukuri nuk është e lejuar, kështuqë drejtoria e shkollës dhe shërbimet pedagogjike këtë dukuri duhet t’a eliminojnë duke ia tërhequr vërejtjen. Në disa raste kemi edhe gjëra shumë më të shëmtuara, kur arsimtari ose profesori e dërgon nxënësin t’i blejë cigare, burek, kifle, gjevrek apo diçka tjetër. Ka raste kur disa arsimtarë i dërgojnë për të ju sjellë edhe kafe nga kafiteria, që gjendet afër shkollës. Po nuk do të thotë se nuk kemi raste të tilla kur arsimtaret, arsimtarët, profesoreshat, profesorët pas pushimit të gjatë kur pinë çaj apo kafe dhe pas të shkojnë në orën mësimore të dërgojnë ndonjë nxënësë, (zakonisht të gjinisë femërore) për t’ i pastruar gotat e çajit ose filxhanët e kafesë. Si mund t’i themi një gjëje të këtillë?!… Kjo është një gjë shumë e keqe kur ca arsimtarë keqpërdorin nxënësit e tyre duke i shëndërruar në shërbyes të tyre. Në këto raste dhe për këto dukuri të këtyre arsimtarëve ose profesorëve qoftë në shkollat fillore apo të mesme nga kush duhen të pengohen?!… Për këto dukuri dhe për dukuri tjera duhet të përcjellë drejtori i shkollës, ndihmësdrejtori, zëvendësi, pedagogja, psikologia. Nëse nuk i evitojnë dhe nuk i eliminojnë këto dukuri të lartpërmendurit, atëherë përgjegjësia bie mbë këta.

FRYERJA E NOTAVE NË FUND TË VITIT SHKOLLOR

Në kohën e fundit si në shkollat fillore, njashtu edhe në shkollat e mesme është paraqitur një dukuri që në fund të vitit shkollor të bëhet fryerja notave tek disa nxënës. Kjo fryerje e notave në shkollën fillore bëhet nga ca arsimtarë duke ndikuar ca prindër, në disa raste një të tillë e bëjnë udhëheqësit e paraleleve duke ndikuar tek kolegët e tij që të bëhet kjo fryerje e notave tek disa nxënës për shkaqe të regjistrimit në shkollë të mesme ku kërkohet të jetë suksesi i nxënësit të jetë i shkëlqyeshëm. Po një gjë e këtillë bëhet edhe në shkollat e mesme ku disa udhëheqës të paraleleve poashtu ndikojnë tek kolegët e tyre të ju jepen nota më të larta nxënësve se sa meritojnë duke bërë fryerjen e suksesit tek disa nxënës për t’u regjistruar më lehtë në fakultetin në të cilin dëshiron nxënësi pët t’u u regjistruar. Unë kam qenë gjithnjë dhe sot jam që nxënësve që ju duhet një notë për shkak të suksesit t’i ndihmohet nga arsimtari i asaj lënde që e pengon për një ose dy nota që të ketë nxënësi sukses më të mirë. Unë nuk mbështes aspak gjëra skandaloze ku në shumë raste ndodhin si në shkollat fillore, njashtu edhe në shkollat e mesme kur suksesi i disa nxënësve fryhet aq shumë që disa nxënës nga notat mjaftueshëm dhe mirë që në fund të vitit brenda javës po të njejtit nxënës të kenë sukses të shkëlqyeshëm duke pasur të gjitha notat pesa. Një dukuri e këtillë për mua nuk mund të mos jetë një absurd mbi absurdet.

SI MARRIN NOTA NË INDEKS DISA STUDENTË

Është më se evidente se disa profesorë i vlerësojnë disa studentë të dobët me nota pozitive. Një gjë të këtillë këta profesorë i kanë mësuar këta studentë dhe e dinë sa ky apo ai profesor e jep notën jo në zyrën e profesorit, por në ndonjë lokal të bukur duke ngrërë një drekë apo darkë duke paguar studenti. Ka profesorë të tillë që i kushtëzon disa studente duke ua dhënë notën me kusht… Disa të tillë mbajnë kritere të forta në dhënien e provimit dhe i kushtëzojnë të ju paguhet nota, duke ua futur eurot në indeks për të marrë notën kaluese. Një gjë e këtillë ka ekzistuar ka kohë të gjatë, por edhe sot ekziston kjo dukuri. Shumë shtudentë kanë frikë nga disa profesorë se janë shumë të rreptë në provime dhe heqin të zinjtë e ullirit derisa të marrin notën e provimit tek ai. Kjo gjë ndodh derisa të mësojnë nga ndonjë koleg i tyre se sa shumë lehtë merren notat te disa profesoresha ose profesorë që kanë shumë kriterium të rreptë, kështu që studenti kërkon alternitivë për të marr notën tek ai profesor “ rogorozë”), por pasi të mësojë nga ndërmjetësuesit, shumë shpejtë mirret nota, po pse mos të themi edhe fakulteti. Disa ua fusin eurot, në indeks profesorit, ndonjë ka kusht tjetër dhe, kështu mirren notat, diplomojnë dhe në fund mu këta studentë diplomojnë para shokëve të tyre që kanë dhënë djersë duke mësuar e këta që i blejnë notat punësohen më lehtë se studentët e mirë. Mu nga të tillët kemi edhe në shkolla fillore nesër, në të mesmet. Po pse jo edhe nëpër universitete dhe pastaj themi se në çfarë situate e kemi sot arsimin. Në gjendje mjerimi, sepse gjithkush bëhet mësues, profesor, mr. e dr. Dhe ne kërkojmë mësim cilësor, kështu që kjo nuk është e mundur, por nuk dua t’ i përfshi të gjithë. E kam fjalën për disa mësues, profesora. mr. e dr.Respekt të veçantë për ata ( ato) të cilët janë të përgatitur profesionalish, kryejnë me shumë sukses misioni e tyre.Të këtillët meritojnë vetëm lëvdata.

VLERËSIMI I ARSIMTARËVE DHE PROFESORËVE

Sipas mendimit tim, edhe në institucionet shkollore shumë rrallë, për të mos thënë asnjëherë nuk është ndarë shapi nga sheqeri. Një gjë të këtillë e them me plotë përgjegjësi se në raste shumë të rralla është bërë vlerësim i drejtë ndaj punëtorëve të arsimit edhe atë, si në atë fillor-nëntëvjeçar, po ashtu edhe atë mesëm dhe të lartë. Nëse bëjmë një studim analitik dhe të shfletojmë dokumentet arkivore nëpër shkolla për të shikuar se me çfarë kritere janë bërë vlerësimet e punëtorëve të arsimit në brendi të shkollës nga ana e drejtorive, por edhe nga institucionet arsimore jashta shkollave, do të shohim një absurditet të çuditur. Aty do të shohim se si punëtorët më të mirë të arsimit shumë pak janë vlerësuar me ndonjë çmim ata ose ato që kanë merituar sipas kontributit që ka dhënë arsimtarja, arsimtari, profesoresha, profesori qoftë në shkollat fillore, të mesme ose në ate të lartin. Në të shumtën e rasteve, për shumë arsye janë anashkaluar qoftë nga brenda apo nga jashtë punëtorët e dalluar në proçesin edukativo- arsimore për të marrë një çmim si punëtor i dalluar, por në të shumtën e rasteve ka ndodhur që të vlerësohen dhe të shpërblehen me ndonjë çmim si punëtor i dalluar ai i cili jo që ka merituar, por ka merituar të dënohet ngaqë kur nuk ka treguar rezultate të duhura. Një gjë e ktillë ndodh vetëm te ne që i miri mos të vlerësohet dhe mos të motivohet, por ndodh që ai i cili nuk meriton të vlerësohet ky është një absurd mbi absurdet. Pra, nuk shpërblehen dhe motivohen të merituarit, por ndodh e kundërta. Pse bëhet një gjë e këtillë?!… Një gjë e këtillë ndodhë, sepse në institucionin shkollë nuk ka rregulla të shkruara për kriteret nga të cilat duhet të vlerësohet punëtori i mirë, por bëhet në mënyrën më të ndytë që ekziston. E, kjo është: ti mua dhe unë ty, pa asnjë kriter.

NOTA APO DITURIA
Sipas meje, në kohën e fundit më së tepërmi një numër i arsimtarëve, si në shkollat fillore, njashtu edhe në shkollat e mesme përqëndrohen më tepër në nota të nxënësve se sa tek dituria e tyre. Arsimtarët nëpër shkolla më tepër duhet të përkushtohen tek nxënësit për t’iu dhënë dituri se sa të përcaktohen në nota. Nëse ndalemi dhe bëjmë një analizë të suksesit të një viti shkollor edhe ate në tremujorin e parë, të dytë, të tretë dhe ate të katërtin, do të shohim një dallim shumë të madh në notimin e nxënësve që është bërë nga arsimtarët e shkollave fillore dhe profesorëve shkollave të mesme. Nëse bëjmë një krahasim në mes të këtyre katërmujorëshve do të shohim se çfarë dallimi ka nga një numër i arsimtarëve në notim. Në çdo tremujor kemi dallime shumë të mëdha të notava. Në tremujorin e parë kemi sukses më të ulët, në të dytin më të lartë, në të tretin përsëri më të ulët dhe tremujorin e katërt, gjegjësish në fund të vitit shkollor notat janë shumë më të larta. Në të shumtën e rasteve, nga disa arsimtarë bëhet gara mes vete se kush do të ketë më tepër nxënës në paralelen e vet me nota më të larta. Një dukuri e tillë nuk është aspak dukuri e mirë, sepse në këtë rast e vëmë notën para diturisë. Arsimtari ose profesori duhet t’ i jep rëndësi mësimit dhe edukimit sa më të madh tek nxënësit se sa të orientohet në notën e nxënësve. Nota e lartë tek nxënësi në krahasim me diturinë, dëmton nxënësin për në të ardhmën, kështu që arsimtarët më shumë duhet të angazhohen që t i pajisin nxënësit me dituri se sa t’ i gëzojnë me nota të pamerituara. Në fund, nëse parshtrojmë pyetje: nota apo dituria, dihet:më e rëdësishme është dituria se sa nota.

ARSIMI DHE EDUKIMI

Vet fjala proçesi edukativo- arsimor përfshin në vete se: arsimi nuk shkon në vete, por lidhet me edukimin dhe, për këtë arsye, edhe thuhet: proçesi edukstivo- arsimor. Nxnësit në shkollë nuk përfitojnë vetëm dituri nëpërmjet mësimit nga arsimtarët e tyre, por përfitojnë edhe edukimin e tyre. Pra, arsimtarët duhet t’i përmbahen sintagmës: proçesi edukativo- arsimor, sepse këto fjalë shkojnë bashkë. Arsimtari ose profesori është i obliguar që nxënësit t’i pajis me dituri, por gjithnjë paralelisht me diturinë duhet të ju flasë nxënësve për sjelljet e tyre në shtëpi, shkollë, rrugë e gjetiu. Sado që nxënësi të ketë sukses të mirë dhe nuk ka edukim të duhur, nuk ia vlenë që t’i themi nxënës i mirë. Në kohën e fundit, shumë pak i kushtohet rëndësi edukatës së fëmijëve nga ana e prindërve dhe arsimtarëve. Sipas meje, në kohën e fundit, pjesa edukative është lënë anësh nga ana e arsimtarëve dhe profesorëve ndaj nxënësve dhe këtë mund t’a vërtetojmë nga sjellja e nxënësve ndaj vet arsimtarëve në shkollë, ndaj njerëzve të moshuar në rrugë dhe gjetiu. Nga kjo vijmë në përfundim se pjesa edukative është lënë anësh dhe nuk i jepet rëndësia e duhur.

NXËNËSI QË NUK VIJON MËSIMIN NOTOHET

Besoj se ky titull i këtij shkrimi ndoshta dikujt i duket absurd, por disave jo. Absurd do të ju duket atyre që nuk punëjnë në arsim, ndërsa atyre që punojnë në institucionet shkollore si në ato fillore apo të mesme, nuk do të ju duket aspakt absurd, sepse këtë dukuri në të shumtën e resteve e kanë përjetuar një të këtillë. Në të shumtën e rasteve ka ndodhur që ndonjë nxënës që nga fillim i vitit shkollor ka nuk ka vijuar mësimin me rregull. Nxënësit e këtillë brenda javës kanë ardhur ndonjëherë në shkollë, por shumë rrallë. Pra, gjatë tërë vitit shkollor mund të kenë ardhur më pak se një muaj në shkollë, kështu nxënësit e tillë kanë mbetur të panotuar në çdo tremujor deri në fund të vitit shkollor. Në fund të vitit shkolllor ndodhë absurditeti që këta nxënës notohen me notë kaluese dhe kalojnë klasën. Po si ndodh një “absurd” i këtillë?!… Një gjë e këtillë ndodhë me ndihmën e udhëheqësit të paralelës ose me ndihmën e ndonjë arsimtari ose drejtorit të shkollës që këto nxënës i kanë familjarë ose…. Këta nxënës notohen paraprakisht në zyrën e arsimtarëve në disa lëndë dhe pastaj udhëheqësi i paraleles e prezenton në mbledhjen e Këshillit të Arsimtarëve se ky nxënës apo kjo nxënëse është notuar me këto nota , por vetëm te këto lëndë ka mbetur pa notuar. Atëherë fillojnë të pyetën arsimtarët të cilët e kanë të panotuar se do e notojnë apo jo në lëndët e tyre. Përgjigjia është me sa vijon: Po si është notuar që nuk ka ardhur gati aspak në shkollë dhe duhet të mbetet i panotuar dhe përsërisin klasën. Dëgjohet përsëri zëri i udhëheqësit të paraleles se është notuar me nota kaluese gati në të gjitha lëndët dhe ka mbetur vetëm në dy lëndë i panotuar. Atëherë edhe këta dy arsimtarë i mbyllin sytë dhe i thonë udhëheqësit të paraleles: “shkruaja edhe në lëndët tona nga një notë kaluese!”. Pra, kështu ndodhë në të shumtën e rasteve që nxënësit që nuk kanë vijuar mësimin gati në tërë vitin shkollor të kalojnë klasën.

Deri këtu

EMËRIMI I DREJTORËVE TË SHKOLLAVE

Jemi dëshmitrë që edhe më herët ka ndodhur, por edhe sot ndodhin gjëra të njejta me ate të mëhershmën në emËrimin e drejtorëve të shkollave. Dikur në sistemin njëpartik, drejtorët e shkollave emëroheshin individë të dëgjueshëm ndaj funksionarëve të komiteteve partiake, ndërsa edhe sot këndohet e njejta këngë, por me një melodi tjetër. Dje në të shumtën e rasteve emëroheshin të dëgjueshmit e pushtetarëve të komiteteve të partisë komuniste e sot emërohen të dëgjueshmit e individëve të partive “demokratike”. Tani më kjo është rregull e shkruar se, nëse nuk ke mbështetje nga individët e partive, nuk mund të bëhesh drejtor i asnjë institucioni, pra nuk mund të emërohesh edhe drejtor i shkollës. Nëse nuk je i dëgjueshëm , servil dhe puthadorë i hierarhisë partiake, do e marrësh postin e drejtorit pa asnjë kriter dhe aftësi që posedon. A thua vallë kemi arsim të mirëfilltë aty ku fusin gisht njerëzit e partisë në emërimin e drejtorëve të shkollave si në punësimin e kuadrove arsimorë në shkollë!?… Dihet mirëfilli se me veprime të këtilla duhet të pranojmë troç e shqip se, nga ajo shkollë ku emërohen drejtorët nga partia që të kërkosh sukses të duhur në proçesin edukativo- arsimor, sepse emërimi nuk bëhet sipas kritereve , por sipas dëshirës së individëve të partisë . Pranimi i kuadrit bëhet poashtu me direktivë të individëve të partisë dhe kjo sjell dobësim të arsimit, sepse në të shumtën e rasteve ditarin e merr në dorë një arsimtare, arsimtar, profesor i dobët, ndërsa në të shumtën arsimtarët kualitativë mbeten jashta dyerve të shkollës. Deshëm apo nuk deshëm, një gjë e këtillë ka ndodhur më parë, ndodhë edhe sot në të shumtën e rasteve e që pastaj kërkojmë të kemi arsim të mirëfilltë dhe cilësor që është e pamundur të kërkosh një të këtillë nga arsimtari i dobët dhe i paeduakuar papërgatiturdhe nga një drejtor shkolle që nuk posedon asgjë për të qenë udhëheqës i këtij institucioni shumë, shumë të rëdsishëm.

PËR DISA NËNË E PËR DISA NJERKË…
Arsimtarët, profesorët si në shkollën, fillore, të mesme po edhe të lartë duhet të respektojnë në përpikmëri orarin e tyre mësimor. Mund të mungohet vetë në ndonjë rast shumë të veçantë edhe në ato raste të veçanta një ose dy ditë më parë arsimtari duhet të njoftojë drejtorin e shkollës për mungesën e tij. Në të shumtën e rasteve një gjë e tillë nuk bëhet, kështu që arsimtari nuk vjen në shkollë dhe nuk njofton aspak drejtorin e shkollës. Mungesa e një arsimtari gjatë një dite mësimore shkakton një tollovi dhe ka shumë pengesa edhe për arsimtarët tjerë që janë në mësonjëtore duke zhvilluar mësim. Kemi edhe shumë raste kur disa arsimtarë vonohen në orën e parë mësimore, disa e lëshojnë më herët orën e fundit, disa në të shumtën e rasteve nuk e mbajnë fare orën e fundit ose dalin nga ora mësimore para se të bie zilja. Po kemi edhe raste kur dikush një javë nuk vjenë në shkollë me lejen e drejtorit për pikë të qefit e që shkon diku për dëfrim brenda shtetit ose jashta shtetit dhe ate nuk e zëvendson askush. Në fillim të vitit disa arsimtarë nuk paraqiten në vendin e punës në datën e caktuar. Të njëjtit edhe në fund të vitit shkollor i thonë lamtumirë shkollës duke mos ardhur fare në shkollë, ndërsa një numër tjetër si në fillim të vitit shkollor vijnë në kohë të duhur që një gjë vlenë edhe në fund të vitit shkollor. Pra, ata që janë në kumari me drejtorin ose me individë të partisë janë nënë, ndërsa të tjerët që nuk kanë kumari me drejtorinë e shkollës janë njerkë.

HYRJA E NXËNËSVE NË ZYRËN E ARSIMTARËVE

Një dukuri e cilë kërkon shpejt të evitohet nëpër shkolla. Nuk dua t’i përgjithësoja të gjitha shkollat, por tek disa shkolla e them me shumë përgjegjësi se nxënësit hynë në zyrat e arsimtarëve gjatë orëve mësimore por edhe gjatë pushimeve. Një gjë e këtillë ndodh gati për çdo ditë dhe ndaj kësaj dukurie nuk kanë reaguar dhe nuk kanë marrë masa arsimtarët, drejtori i shkollës dhe shërbimet që ekzistojnë në kuadër të asaj shkolle, kështu që kjo dukuri të eliminohet njëherë e përgjithmonë dhe kurrë mos të përsëritet. Ka raste kur arsimtarët janë në pushim, në zyrë vijnë ca nxënës kërkojnë topin e futbollit, hendbollit, basketbollit… Në të shumtën e rasteve vijnë hynë nxënësit pa trokitur në derë dhe pa e pyetur asnjë arsimtar dhe ndalen para orarit mësimor për të shikuar se nga cila lëndë kanë orë mësimore. Disa të tjerë poashtu vijnë dhe futen në zyrë poashtu pa e pyetur askend marrin shkumësa. Pas pak kohe vjen një tjetër për të marrë ditarin, sepse arsimtari kishte harruar për të marrë, vjenë tjetri për të e marrë çantën e arsimtares se ishte nisur për në shtëpi dhe e kishte harruar në zyrë. Një gjë e këtillë është e pa paraparë që mund të ndodhë, por unë po e them me plotë përgjegjësi se një dukuri e tillë është në shumë shkolla. Kjo dukuri duhet urgjentisht të ndalohet nga vet arsimtarët, por nëse nuk ndodh një gjëe e këtillë nga arsimtarët, atëherë drejtoria e shkollës duhet të mbajë një konsultim me arsimtarët dhe të merret urgjentisht një vendim që nxënësit mos të futen në zyrën e arsimtarëve.
NJË MUAJ E MË TEPËR NË DISA SHKOLLA FILLORE DHE TË MESME GJYSMËMATURANTËT DHE MATURANTËT NUK MBAJNË MËSIM
Deri kur një dukuri e këtillë do të vazhdojë kështu .Në disa shkolla fillore dhe të mesme, një muaj e më tepër pa përfunduar viti shkollor gjysmëmaturantët dhe maturantët nuk futen nëpër klasë për të mbajtur mësim dhe nuk merren masa nga drejtoritë e shkollave, nga inspektoriati i arsimit për këtë dukuri që disa arsimtarëve dhe profesorëve një gjë e tillë iu konvenon që mos të mbajnë orë mësimore me nxënësit e lartpërmendur një muaj ose më tepër se të përfundoje viti shkollor. Nxënësit për çdo ditë vijnë në shkollë, por nuk mbajnë mësim, por vetëm shetisin nëpër korridore, oborr, kopsht të shkollës dhe i peangojnë nxënësit e klasve tjera që janë duke mbajtur mësim. Një gjë e këtillë nuk ndodhaskund në botë pos tek disa shkolla tonat. Po të kuptojë për një gjë e këtillë që ndodh në disa shkolla në vendet tona, do të çuditen. Të mos mbahet orë mësimore një muaj e më tepër me nxënësit e lartpërmendur derisa të përfundojë viti shkollor edhe për këta nxënës është një absurd mbi absurdet. Të lejohet një gjë e këtillë të shëtisin nxënësit duke hyrë e duke dalur nga klasa, duke u shëtitur nëpër korridore të shkollës, në oborre, kopshte, duke bërtitur duke kënduar duke bërë edhe thyerje karrigash, bankash etj., është për t’u habitur. Po ka edhe shumë raste kur disa nga këta nxënës futen në zyrat e arsimtarëve ku janë të vendosur edhe ditarët klasor, i marrin për t’ i shfletuar dhe për t’ i shikuar edhe notat. Një gjë e këtillë të lenë pa koment.

ORGANIZIMET E GJYSMË MATURËS DHE MATURËS

Gjatë çdo viti shkollor organizohen manifestime nga ana e gjsmëmaturantëve të shkollave fillore dhe maturantët e shkollava të mesme. Për këto mbrëmje gjysmëmaturës ose të maturës që herët fillohet të zhvillohen bisedat e nxënësve me udhëheqësitë e paraleleve dhe ate duke hudhur propzime të se në cilin vend apo lokal do të mbahen këto mbrëmje. Do të jenë diku afër jo në largësi të largët nga shkolla, por në kohën e fundit më së shumti kërkohet që të bëhen ekskursione 2- 3 ditëshe në ndonjë vend brenda shtetit ose jashta shtetit. Unë nuk jam kundër mbajtjes së mbrëmjeve të gjysmëmaturantëve e sidomos të maturantëva, por nuk do i kisha mbështetur mbrëmjeve që kërkohen të shkohet në vende të largta , sepse në ato vende kushton koxha shtrenjtë udhëtimi, pastaj qëndrimi disa ditorë dhe në fund edhe mbrëmja e maturës duke e futur edhe veshmbathjen dhe harxhime tjera, mendoj se një gjë këtillë nuk duhet të praktikohet. Sipas mendimit tim mendoj që një mbrëmje e tillë sidomos për maturantët do të ishte më mirë të mbahen këto mbrëmje në afërsi të vendeve të tyre ku banojnë, ndërsa sa i përket mbrëmjes së gjysmëmaturës do të kisha propozuar që të mbahet brenda një dite edhe ate në sallat e shkollave. Në këto mbrëmje arsimtarët dhe profesorët duhet të jenë shumë të kujdesshëm se si po vishen nxënësit e sidomos nxënëset. Pra, të ketë një mbikqyrje që të mos dalin nxënësit nga kontrolli, sepse mosha e tyre mund të shkaktojë diçka të dëmshme dhe me pasoja.

NDARJA E MIRËNJOHJEV DHE… PËR ARSIMTARËT, PROFESORËT, DHE…

Mirënjohje, lëvdatë ose…, zakonisht nxënësve dhe arsimtarëve ju ndahen gjatë 7 Marsit- Ditës së Mësuesit ose në Ditën e Patronazhit të shkollës etj. Çmimet e lartpërmendura ju jepen nxënësve të dalluar, nxënësit më të mirë të gjeneratës, nxënësve që kanë marrë pjesë në gara brenda shkollës, në gara komunale, regjionale, republikane, mbarëkombëtare dhe ndërkombëtare, të cilët kanë arritur suksese në garat e lartpërmendura, por mirënjohje iu ndahen edhe arsimtarit ose profesorit nxënësi i të cilit ka zënë vend të mirë në gara e që është në intres të shkollës. Çmime të tilla gjatë shënimeve të datave të larpërmendura iu ndahen edhe arsimtarëve ose profesorëve të dalluar në shkollë, si në mësim të rregullt, aktivitete të lira etj.Pra, ju ndahen arsimtarëve të merituar. Po në kohën e fundit ndodh edhe një dukuri shumë interesante që arsimtarit ose profesorit të mirë nuk i ndahet mirënjohje, por i ndahet arsimtarit i cili nuk është dalluar aspakt me kontributin e tij dhe kjo është shumë qesharake dhe banale, por një gjë e tillë ndodhë dhe nuk mund të mos potencohet. Po kemi edhe një fenomen tjetër që ndodh në disa shkolla ku gjatë këtyre manifestimeve iu ndahet gjysmës së arsimtarëve ose profesorëve mirënjohje dhe pa asnjë kriter e që edhe kjo është shumë qesharake. Pse ndodh një gjë këtillë?!… Nëse i pyet ata që i ndajnë. Edhe nga ata nuk mund të marrësh përgjigjen e duhur, sepse edhe ata vet nuk e dijnë.

PËRFUNDIM:

ARSIMI NË VITET E FUNDIT ËSHTË NË GJENDJE TË MJERUESHME

Të nderuar lexuese dhe lexues të këtij libri, në përfindim unë, desha apo nuk desha, jam i obliguar për të thënë të vërtetën ashtu siç është se, në vitet e fundit arsimi është në mjerim. Në vitet e fundit arsimi ka marrë tatëpjetën dhe kurrsesi nuk po mëkëmbet. Për një gjë të këtillë ka shumë faktorë e, që, unë në këtë rast kam përmendur vetëm disa prej tyre. Arsimi është në mëshirën e atyre disave që nuk e duan arsimin dhe për fat të keq, rastësisht e kanë përzgjedhur këtë profesion, ndërsa misionin e këtij profesioni nuk janë duke e kryer siç duhet të kryhet e që e gjithë kjo shkon në dëm të nxënësve, studentëve, gjegjësisht në dëm të nxënësve studentëve dhe në dëm të gjeneratave të reja dhe mbarë shoqërisë. Nuk mud të kuptoj dhe nuk mund të arsyetoj disa punëtorë profesionalë të arsimit se si nuk kanë ndërgjegje të kryejnë misionin e profesionin e shenjtë që e kanë për obligim ta kryejnë në mënyrën më të duhur dhe ate ta duan dhe të punojnë shpirtrisht. Mësuesit dhe profesorët e tillë janë mëkatarë dhe ndaj mëkatarëve nuk duhet të ketë askush mëshirë për të marrë masa dhe të ndëshkohen deri edhe në largimin e tyre nga institucionet arsimore dhe mos të kenë të drejtë të punojnë në proçesin edukativo- arsimor , sepse nuk e meritojnë. Një gjë të tillë duhet ta bëjnë përgjegjësit e insitucioneve që nga drejtoritë e shkollave e deri tek udhëheqësit përgjegjës në institucionet më të larta arsimore të shtetit. Nuk mund t’i amnestojmë aspak edhe përgjegjësit më të lartë të Ministrisë së Arsimit, të cilët kanë ndihmuar për të e sjellur arsimin në këtë derexhe duke sjellur programe të ndryshme për çdo vit për arsimin fillor, të mesëm dhe univers itare, dhe të gjitha këto reforma në vënd që ta ngrisin cilësinë në arsim me inovacione, ata vetëm e vetëm që kanë bërë eksperimente dhe asgjë më tepër se e kanë shkatërruar arsimin . Prandaj, për një të këtillë, ata duhet të japin përgjegjësi, sepse kanë shkatërruar dhe po shkatërrojnë shumë gjenerata të reja brez pas brezi dhe nuk guxojmë një gjë e këtillë të kalojë “nëpër gishta” dhe askush mos të japë përgjegjësi që nga poshtë e deri lartë në institucionet përkatëse të arsimit.

Të nderuara lexuese dhe lexues, unë po e përsërisë edhe njëherë edhe në përfundim të këtijë libri: unë jam i vetëdishën se në këtë libër kam shkruar më se tepërmi për disa dukuri negative që duhen të kryhen ashtu siç kërkohen edhe ate mbi të gjitha në intresin e nxënësve dhe studentëve, sepse kjo është arma më e fortë e një kombi , populli dhe shoqërie. Është ardhmëria jonë në të cilën duhet shumë të investojmë për të pasur njerëz të shkolluar dhe të ditur e jo të shkolluar e të paditur dhe e gjithë kjo arrihet me angazhimin e mësuesit në mësimin fillorë, profesorëve në shkolla të mesme dhe ato të të lartët. Të përgatisim kuadro të mirfillta në aspektin kualitatitiv me diplomë dhe dituri dhe jo me diploma e padituri. Po e përmendi edhe njëherë se, të gjitha këto vërejtje shkojnë në adresë të atyre që nuk kontribuojnë, por shkatërrojnë arsimin me mosangazhimin e tyre në proçesin edukativo- arsimorë dhe duke mos e kryer misionin e tyre ashtu siç duhet të kryejnë me ndërgjegje. Unë aspak nuk brengosem për të tillët që iu sugjeroj që t’ i kthehen punës dhe të kryejnë me ndërgjegje , sepse do të jenë përgjegjës tërë jetën për mos kryerjen e misionit të tyre të mësuesisë që është gjëja me e shenjtë. E, për ju të nderuara mësuese, mësuesë, profesoreshë dhe profesorë të shkollave të mesme dhe të larta ju përgëzoj nga thellësia e zemrës. Respekt për ju që keni derdhur djersën dje dhe sot në misionin tuaj për të kryer me ndërgjegje. Për këtë ju gjithnjë do të mbeteni mirënjohës nga nxënësit dhe studentët tuaj që kurrë nuk do të ju harrojnë, por gjithnjë do të ju përkujtojnë me shumë mall e dashuri.

SHËNIME PËR AUTORIN

Nehat Jahiu u lind më 10 Tetor të vitit 1951 në fshatin Orizare të Komunës së Likovës. Shkollën fillore e tetëvjeçare e kreu në vendlindje, të mesmen në Preshevë dhe Shkollën e Lartë Pedagogjike (Dega e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe) në Gjakovë. Punoi në shkollën nëntëvjeçare “Faik Konica”të fshatit Sllupçan. Me shkrime ka filluar të merret qysh në bankat e shkollës fillore. Nga fillimi i krijimtarisë së tij e deri në ditët e sotme, ka shkruar kryesisht poezi për fëmijë por edhe për të rritur. Merret edhe me shkrime gazetareske, opinione, publicistikë, ese, skica letrare, prozë, reçensione, tregime etj. Bashkëpunon me shumë revista, gazeta të shumta në mbarë trojet tona dhe në diasporën shqiptare.
Është prezantuar në shumë antologji në trojet tona dhe në diasporën shqiptare. Nehat Jahiu është edhe Anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane, në New York. Nehat Jahiu për veprimtarinë e tij arsimore, letrare, kulturore, shkencore është shpërblyer me shumë çmime si mirënjohje, diploma etj. Nehat Jahiu jeton dhe vepron në vendin e tij, të lindjes në Orizare.

Antologjitë ku janë prezante veprat e N. Jahiut:

Hasan Hasani: “Leksikoni i shkrimtarëve shqiptarë 1501- 1990” (Prishtinë, 1994), Dr. Arif Selmani “Bibliografia e letërsisë shqiptare në Maqedoni 1953-1997” (Tetovë, 1998), Dr. Arif Selmani “Bibliografia e letërsisë shqiptare për të rritur në Maqedoni 1951-1999” (Tetovë, 2001), Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptarë-Netët poetike të verës “Takime nën Rrap” (Antologji e krijuesve pjesëmarrës, Shkup,2009). Sokol Demaku: “Baladë e përflakur/Flammande balladë”, antologji poetike shqip/suedisht, 2009. Sokol Demaku:“Jehona e shekujve”antologji poetike, shqip/suedisht 2010. Milazim F. Kadriu: “Flakadani i lirisë”, Besianë, 2012. Ejup Ajdini: “Letërsia shqipe për fëmijë në Maqedoni I-II “Tetovë, 2013. Ajet Shala: “Antologji për çlirimtarët Ilaz Kodra e Antigona Fazliu”, Prishtinë 2014. Luan Maloku: ”Antologjia poetike për Qerim Arifin “Letërsia për një jetë”, Preshevë 2014. Ganimete Thaçi : “Ali Ibra zëri i atdheut”, antologji (Tiranë 2014). Luan Maloku: “Miratoci në rrugën e dritës”, Prishtinë 2016. Rrahman Hyseni: antologji poetike “Nëna” 2017. Rudi Berisha: “Shqipëri, nëna ime”, Grup autorësh-Përmbledhje poezish. Podujevë, 2017. “Prof.ass.Dr. Astrit Bishqemi- Prof.Mr. Sc. Migena Arllati “ Autor të letërsisë shqipe për fëmijë e të runj 1886-2017”,- Fjalor enciklopedik- Shaban Pllana “Rrugët e thyra” për Milazim F. Kadriun- 2019.Nehat Jahiu është prezentuar edhe në disa leksikone të shkrimtarëve, fjalorë enciklopedikë të shkrimtarëve shqiptarë etj. Për krijimtarinë e tij letrare është shpërblyer me çmime të shumta e të ndryshme. Tani pas daljes në pension Nehat Jahiu vazhdon ende të merret me krijimtari letrare. Deri më sot ka botuar 44 libra në gjuhën shqipe e në gjuhë të huaja.

Veprat e Nehat Jahiut:

1.“Në sytë e tu” -1982
3.“Fluturimi i pëllumbave” -1990
2. “Ura prej zemrave” -1985
4.”Të pret malli që na treti” -1993
5.“Hidhe vallën, Laro!” -1994
6.“Kukuvajka” -1995
7.“Hape derën, shkolla ime!” -1995
8.“Epitaf lirie” – 2000
9.“Rrënjët i ke në këtë tokën ilire” -2005
10.“Huti mbi çati” -2005
11.“Brez pas brezi në luftë për shkolla
shqipe” – 2008
12.“Lulëkuqe mbi varre” -2010
13.“Orizarja ndër shekuj”-2010
14.“Rrugës së drejtë” -2011
15.“Zana dhe Guri” -2011
16.“Poemë për mikun Sadulla Zendeli,
Daja” – 2012
17.“Te ura e gjyshes” – 2012
18.“Rreze në dritare” – 2013
19.“Krahët e fluturës”- 2013
20.“Hëna u bë nuse” – 2013
21.“Kënga e zogjve” – 2013
22.“Gjaku im të qoftë falë”-2014
23.“Lulëkuqet e lirisë” Çdo shesh nga një përmendore– antologji poetike- Dibran Fylli -2015
24.“A vjen liria“-2016
25.“Mbresa njerëzore për një njeri të
veçantë”- 2016
26.“Biri i shqiptarisë”-2016
27.“Zorite libertatii – Agimet e lirisë”-2016
(pëkthyer në gjuhën rumune nga Adriana Tabaku)
28.“Të qeshën e të bënë nuse”-2016
29.“Is freedom coming” -“A vjen liria”-2016
(përkthim në anglisht nga Patricia Lidia)
30.“Lumnije Vokshi Ramadani në rrugën e dritës së diturisë“-2016
31 “Mumin Kastrati, mësuesi i përkushtuar, atdhetari” -2016
32.“Opinione”-Bukuresht -2017
33.”Kujtim i gdhendur në Mall”-2017
34.“Shpirti i mërgimtarit”-2017
35.”Epitaf lirie” ( ribotim)-2017
36.”Mos m`i prek plagët”-2017
37. “Në hap me kohën”- 2018
38. “Aforizma autoriale”-2018
39.”Kresniku ilirisë”- Antologji poetike”-
40 “Diell në shpirt lirie” Antologji poetike-2018
41.“Tahir Sinani” – Antologji poetike- 2018
42. “Fjala ime”- 2019
43. “Në shtator” Poezi të zgjedhura për fëmijë – 2019
44. “Misioni i mësuesisë”- 2019
45, “Prushimë vargjesh për liri” (poezi përkushtimore për Metush Krasniqin), “Lena”, Prishtinë 2020
46.” Në folenë e diturisë”- (poezi të zgjedhura për fëmijë)- 2020
47. ”Jam lodhur me hipkrizinë tuaj”, Lena, prishtinë 2020
48. Shfletime kujtimesh, Lena, Prishtinë 2020
49. Libri i Remzi Bashës për Nehat Jahiun, Lena,
Prishtinë 2020
50. Libri ”Rrezet e Dashurisë – Razele Iubirii (bashkautor), Lena, Prishtinë 2020
51. ”Profesoni i mësuesit është i shenjtë”- 2020

PËRMBAJTA:

101