Flet Taravari në fortesën e ASH-së në Kërçovë: Edhe në pushtet, si në opozitë, mbetemi zëri i qytetarëve
I impresionuar nga pritja në fshatin Tuhin të Kërçovës, një ndër fortesat e para të Aleancës për Shqiptarët, tha Taravari.
Bashkë me Sekretarin Organizativ, Isen Shabani, Ministrin për Shoqëri Informatike, Azir Aliu, Zëvendësministren e Bujqësisë, Vjollcë Berisha dhe deputetin e zonës, Syrija Rashidi, kryetari i ASH, Arben Taravari vizituan sot fshatin Tuhin, ku me anëtarët dhe simpatizantët e Aleancës për Shqiptarët, drejtuesit e partisë dhe funksionarët qeveritarë të emëruar nga ASh, shpalosën zotimet dhe vizionin për përgjegjësitë e reja në pushtetin ekzekutiv dhe ligjvënës.
“U zotuam se si në opozitë, ashtu edhe në qeveri do të jemi zëri i qytetarëve, duke punuar me përkushtim për të përmbushur nevojat e tyre dhe zotimet tona. Jemi të bindur se kuadrot e deleguar nga ASh në Qeveri, do të dëshmojnë qeverisjen ndryshe dhe me punën e tyre do të na bëjnë krenarë të gjithëve.
Tuhini ka qenë fshat i rezistencës dhe ndryshimeve dhe një nga vendbanimet ku Aleanca për Shqiptarët ka fituar që në zgjedhjet e para parlamentare në vitin 2016, andaj dhe takimet me qytetarët i filluam nga ky vend”, thuhet në njoftim pas takimit.