Shqipëri

Kryemadhi pas votimit: Opozita e bashkuar, fiton deri në 90 mandate

Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk ka ngurruar të japë parashikimin e saj për rezultatet e këtij procesi.

Sipas Monika Kryemadhit, opozita e bashkuar fiton nga 85 deri në 90 mandate.

“Nuk duhet të lëshojmë asnjë milimetër, por përkundrazi ta çojmë procesin deri në fund, sepse çdo moment, çdo sekondë, është ajo që e çon Shqipërinë drejt Evropës.

Numrat që janë tregojnë për një fitore të jashtëzakonshme të opozitës. Sot të paktën në projeksionet e LSI-së, opozita e bashkuar ka nga 85-90 mandate, ku forcë e parë dhe e padiskutueshme është Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim them që ka nga 28-30 mandate në kutitë e votimit, në të cilat shqiptarët kanë votuar sot”, është shprehur Kryemadhi.

Në orët në vijim pritet të nisë edhe procesi i numërimit të votave.