Video: “Dhuro flokë, fal shpresë”: Hava e vogël nga Kumanova dhuroi flokët për moshataret e saj
Kjo ësht Hava Ademi një 10 vjeçare nga Kumanova që sod na emocionon dhe na bën krenar me aktin human që ka vendosur ta bëjë.
Hava tani katër vite po i rritë flokët e saja me ngjyrë karamel, jo vetëm që të duket vetë e bukur, por për ti dhuruar për fëmijet të prekur me kancer, që shaku i sëmundjes përkohësisht kanë humbur flokët e tyre.
Hava 10 vjeçare një shembull të tillë e ka parë edhe nga moshatarët e sajë në Kosovë,
kurse është vajzushja e parë në Kumanovë, e ndoshta edhe në Maqedoni që po e bën këtë gjest të jashtëzakonshëm.
Dhurimi i flokëve thot që po e bën të ndihet mirë.
Por ajo ndihet edhe më e lumtur që këtë gjest human do e bëjë në një ditë të veçantë, pra pikërisht në ditëlindjen e sajë.
Mu për këtë arsye, Hava thotë se kjo do të jetë ditëlindja më e bukur në jetën e saj.