Tetovë, përkujtohet vepra e profesorit Milaim Fejziu
Në komunën e Tetovës sot u mbajt mbledhje komemorative për të përkujtuar jetën dhe veprën e veprimtarit, themeluesit dhe kryetarit të parë të Senatit të Universitetit të Tetovës, Milaim Fejziu. Emri i Milaim Fejziut dhe profesorit Fadil Sulejmani e shumë personaliteteve u bënë mur i gjallë për të ngritur një kala e cila u siguron zhvillim dhe prosperitet shqiptarëve. U mundëson që të shkollohen në gjuhën shqipe, në gjuhën e tyre amtare tha në fjalën e tij kryetari I komunës së Tetovës Bilall Kasami.
“E dashura familje e profesorit Milaim Fejziu, ne tetovarët profesorin Milaim Fejziu e kemi njeri të dashur, gjithmonë e kemi konsideruar shqiptar të vlefshëm dhe intelektual me vlera të larta patriotike e liridashëse”, deklaroi mes të tjerash kryetari Bilall Kasami.
Në këtë ceremoni të pranishëm ishin familjarët e të ndjerit, personalitete të shquara të jetës kulturore dhe veprimtar të çështjes shqiptare.