Kuvendi votoi zëvendës ministrat e rinj
Sot pasdite Kuvendi votoi zëvendës ministrat e rinj të kabinetit Qeveritar.
Nga Aleanca për Shqiptarët, Vjollcë Berisha u zgjodh zv. Ministre e Bujqësisë Pylltarisë dhe Ekonomisë të Ujërave dhe Tiron Jajaga u zgjodh zv. Ministër i Mbrojtjes, nga BDI Agim Nuhiu në Arsim.
“Urojmë dhe besojmë që kuadrot e zgjedhura nga Aleanca për Shqiptarët, edhe në përgjegjësitë e reja që kanë marrë do të punojnë drejt dhe me përkushtim.
Mbetemi të përkushtuar në përmbushjen e zotimeve të definuara në Marrëveshjen për përfshirje në Qeveri dhe zotimet tona para qytetarëve”, ka shkruar kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.