Votimi i “dyshimtë” i Menduh Thaçit për ministrat e rinj? Votoi pasi e thirri tre herë Talat Xhaferi!
Deputetët në Kuvendin e RMV-së me 64 vota zgjodhën ministrat e rinj të propozuar nga kryeministri Kovaçevski.
Ndërkaq ishte interesante vota e 65-të. Deputeti dhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi nuk ka votuar me kartelën elektronike dhe kreu i Kuvendit disa herë ka ndërhyrë duke i kërkuar Thaçit që të deklarohet duke votuar me ngritje dore. Pasi ka votuar, është konstatuar se ministrat e rinj janë zgjedhur me 65 vota pro, raportoi KlanMacedonia.
Ndryshe prej sonte Krenar Lloga është Ministri i ri i Drejtësisë, Fatmir Mexhiti është Ministër i Shëndetësisë, Azir Aliu u votua për Ministër të Shoqërisë Informative dhe Administratës, ndërsa Kaja Shukova do të drejtojë Ministrinë e Ekologjisë.