Maqedoni

Takimi i radhës në Shkup, Grubi: Mbështesim politikat e Kurtit

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi në ClickPlus ka komentuar takimin e sotëm mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Grubi nga ky emision inkurajoi Kurtin dhe shprehu mbështetjen për politikat e tij për gjetjen e një zgjidhje me Serbinë, me njohje reciproke.

“E inkurajoj kryeministrin Kurti dhe i them se të gjithë ne e mbështesim në përpjekjen për të arritur marrëveshje bilaterale me Serbinë që ka për qëllim vetëm njohjen reciproke”, tha Grubi.

Para një ore ka përfunduar takimi mes Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel. Siç u deklarua pas takimit, nuk është arritur zgjidhje dhe se takimi i radhës ndërmjet palëve do të zhvillohet në mars, në Shkup./TV21

Grubi: Shumica parlamentare me Aleancën është më shumë se 65 deputetë

Zëvendëskryeministri Artan Grubi i ftuar sonte në Click Plus në TV tha se shumica parlamentare me futjen e Aleancës në Qeveri është më shumë se 65 deputetë, sepse sipas tij, ka deputetë që nuk janë pjesë e qeverisë por që votojnë për çështje ditore.
“Sot në Kuvend do të jemi 65 deputetë për shumicën parlamentare për të votuar qeverinë e re. Por shumica parlamentare do të jetë më shumë se 65 deputetë, për arsye se ka deputetë që nuk janë të kënaqur me qeverinë, por që votojnë çështjet ditore dhe identifikohen si pjesë e shumicës.”- tha Grubi.