VIDEO: Emision për jetën e profesorit Milaim Fejziu: Nuk harrohen fjalët e tij kur për UÇK-në tha ‘këta janë djemtë tanë’
Profesor Milaim Fejziu, i cili u nda sot nga jeta, është themelues i Universitetit të Tetovë dhe sa herë të festohet dita e themelimit të atij Universiteti do të kujtohet dhe figura e ndritur e profesor Milaim Fejziut, gjeneratë pas gjenerate do ta njohin figurën e prof Milaimit.
Për shkak të kontributit të tij ai ka qenë the edhe i burgosur, bashkë me kryetarin e parë të PPD-së, Nevzat Halili, transmeton Lideri.mk.
Poashtu janë të paharrueshme fjalët e tij më 14 mars 2001, kur për luftëtarët e UÇK-së në kalanë e Tetovës tha këta janë djemtë tanë.
Rrëfimin për aktivitetet politike në vitet 90-ta, themelimin e UT-së, jetën e vështirë në burg, mund ta përcillni në emisionin më poshtë, përgatitur nga kolegu i ndjerë i RTM-së, Reshat Kamberi.