Grubi ofertë VMRO-së: Shkojmë në zgjedhje të parakohshme, nëse fillimisht votoni ndryshimet kushtetuese
Zv/kryeministri Artan Grubi në emisiinin “Samo Vistina” në Kanal5 ka thënë se partia e tij pranon zgjedhje të parakohshme por me një kusht. Sipas Grubit, kushti është që VMRO-DPMNE të votojë ndryshimet kushtetuese, për përfshirjen e bullgarëve në Preambulë. Nga VMRO-DPMNE jozyrtarisht thonë për Lideri.mk se kjo ofertë e Grubit është e papranueshme.
Oferta e VMRO-DPMNE-së, sipas tyre, është që fillimisht të mbahen zgjedhje dhe në ato zgjedhje të shihet nëse shukica e qytetarëve përkrahin ndryshimet kushtetuese.
Ndryshe edhe gjatë ditës është zhvilluatr debat i nxehtë në foltoren e Kuvendit u zhvillua mes zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi dhe deputetëve të VMRO-së pas shkarkimit të ministrave dhe akuzave që VMRO-ja i lëshoi në adresë të Grubit.
Ky i fundit tha se VMRO-ja është organizatë kriminale dhe se ata e shpikën korrupsionin dhe se ata vetë e kanë pranuar këtë.
Mes tjerash zëvendëskryeministri i parë, Grubi ftoi Prokurorinë që të hetojë çdo pretendim korruptiv nga 2002 deri sot.