Lidhjet me vëllezërit tanë të shpërngulur në Turqi janë jetike për kombin tonë
Shkruan: Fejzulla Arifi
Lidhjet farefisnore me vëllezërit tanë të shpërngulur në Turqi janë jetike për kombin tonë, ato lidhje duhet të ripërtërihen sidomos me farefisnitë që janë në harresë e sipër. Në interes të kombit e të fesë është që ti mbajmë këto lidhje sa më fort sepse një pjesë e madhe e kombit tonë jeton atje.
Kjo çështje duhet të bëhet në mënyrë institucionale, të ndahen fonde për projekte të kësaj natyre, të ndërtohen ura të reja lidhëse, të veprohet në nivel më të lartë nga shtetet ku jetojnë shqitarët siç janë Shqipëria, Kosova dhe RMV në bashkëpunim të ndërsjellt me Republikën e Turqisë.