Kapet drogë në veturën me targa të Maqedonisë, ishte e fshehur në gomën rezervë
Doganierët e Maqedonisë, në kufirin maqedono-grek kanë zbuluar dhe kanë konfiskuar 5,6kg drogë narkotike marihuanë, e fshehur në gomën rezervë të veturës me targa të Maqedonisë.
Droga dhe vetura janë mbajtur përkohësisht, ndërsa nga ana e inspektorëve nga reparti për hetime nga drejtoria doganore është zbatuar hetim, me çka deri te Prokuroria Publike Gjevgjeli kundër dy personave është ngritur kallëzim penal. Droga është dërguar në MPB – reparti për krim teknikë.
Për njërin prej të arrestuarve është caktuar paraburgim prej 30 ditëve ndërsa për personin tjetër masë sigurie – konfiskim i pasaportës.