Maqedoni

Ambasada e Kosovës në Shkup i harroi ish ushtarët e UÇK-së, nuk i ftoi në festën e Pavarësisë

Ambasada e Kosovës në Maqedoninë e Veriut i ka anashkaluar nga eventi për Pavarësinë e Kosovës të organizuar në një hotel ë Shkup, më meritorët për çlirimin, ish ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në këtë organizim ka rënë në sy prania e madhe e zyrtarëve të BDI-së dhe partive tjera shqiptare në pushtet dhe opozitë.

“Ambasada e Kosovës në Shkup në mbrëmjen e organizuar në nder të përvjetorit të Mëvetsisë nuk e pa të udhës as edhe kësaj radhe që në mënyrë të organizuar të ftojë ish-luftëtarët e dikurshëm të UÇK-së, invalidët e luftës dhe familjarët e dëshmorëve që aso kohe ishin nga Maqedonia!

Sqarim:
Betohem në çka kam të shenjtë se edhe po të isha i ftuar nuk do shkoja, thjesht e kam për arsye parimore!”, ka shkruar në Facebook, Selver Jashari, ish ushtarë i UÇK-së nga Kumanova.