Maqedoni

Misovski deputetit të VMRO-DPMNE-së: Nuk ikëm më 27 prill kur sulmuat Kuvendin, nuk ikim as tani!

Kryesuesi i seancës plenare, Goran Misovski i është përgjigjur deputetit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski i cili kërkoi sqarim se pse punohet pas orës 18:00.

Misovski tha se e kryeson seancën, pasi është nënkryetar i Kuvendit dhe Rregullorja e punës së Kuvendit parasheh që në rast të mungesës së kryetarit, seanca udhëhiqet nga nënkryetari.

Tha gjithashtu se seancën e ndërpreu në bazë të rregullores dhe se seanca mbyllet kur të shterret lista e folësve.

Ai tha se nuk ikë asnjëherë, siç nuk iki kur u sulmua Kuvendi i Maqedonisë së Veriut më 27 prill 2017.

“Nuk po ikim. Ne nuk ikëm as më 27 prill kur partia juaj kreu sulm në Kuvend. Unë asnjëherë nuk kam ikur nga kjo seancë dhe nuk do të ikë derisa jam këtu”, tha Misovski, transmeton TV21.