Maqedoni

Hafiz Bajram Ajeti nga Likova fitoi dy “beteja”, nesër operohet për herë të tretë

Hafizi i mirënjohur Bajram Ajeti, imam në fshatin Likovë, nesër do t’i nënshtrohet ndërhyrjes së tretë krirugjike në Klinikat e Shkupit. Lajmin e kanë be të ditur familjarët e tij.

“Të nderuar miq, familjarë, shokë dhe gjithë ju njerëz të mirë, ju njoftojmë se nesër, për të tretën herë brenda 16 muajve, prindi jonë do t’i nënshtrohet përsëri një operacioni neurokirurgjik, për arsyen e njëjtë. Sot, kërkesa jonë ndaj juve është që, të paktën një El Fatiha ta lexoni për shëndet të tij”, thuhet në njoftimin e familjarëve.

Ai është ndër dijetarët më të mëdhenj të çështjeve fetare në këto treva me një biografi mjaft të begatë.

Pas mbarimit të fakultetit islamik në Sarajevë Bosnje dhe Hercegovinë me noten më të lartë, Hfz Bajram Ajeti në shenjë respekti për mbarimin e fakultetit e ka kënduar tërë Kuranin para profesorëve të medresesë “Gazi Husrev beg” profesorëve të fakultetit të shkencave islame, nxënësve dhe studentëve. Hfz Bajram Ajeti më 28.11.1991 në Sarajevë e ka kënduar têrë Kur anin përmendësh në një afat kohor më të shpejt se çdo kush tjetër edhe atë për 7 orë e 23 min.

Hfz Bajram Ajeti është biri i të ndjerit Hafiz Refik Ajetit që njihet si mësues më i mirë i Kuranit në trevat tona, ku ka edukuar nxënësit më të mirë në tërë Ballkanin, dhe rrugën e të ndjerit Hfz Refik Ajetit po e ndjekin edhe sot e kësaj dite familja e Hfz Refikut.

Ai është ligjerues në Universitetin INTERNACIONAL NOVI PAZAR SËRBIJA dhe me hapjen e Disperzimit të këtij Universiteti në Preshevë është caktuar ligjerues po në këtë Universitet.