Batincë: Rinia me vetfinancim ndërton qendrën e fshatit (VIDEO)
BANORËT : “MËRGIMTARËT DO T’I PRESIM NË QENDËR TË ZBUKURUAR”
“Kjo do jetë qendra e Batincës, e kemi arkitektin tonë Ridvan Demiri, e ka përgatitë falas projektin.
Kështu do të duket sheshi i fshatit Batincë pas përfundimit të punimeve. Nisma, sic njofton KlanM, bëhet me vetfinancim nga rinia e këtij fshati, raporton Klan M.
Nga Komuna e Studeniçanit, banorwt kanë marrë vetëm lejen e ndërtimit, ndërsa mjetet financiare janë siguruar nga banorët e Batincës.
“Këtë iniciative e kemi marrë së bashku, e gjithë rinia e Batincës së bashku me banorët që këtë projekt ta përfundojmë pasi për ne është shumë madhor dhe se ka qenë e nevojshme që ky shesh të rregullohet pasi për 20-30 vite ky shesh ka qenë i njëjtë.( 3:49 ) deri tani nga komuna nuk kemi pasur ndihmë edhe pse na kanë thënë se do të ndihmojnë kur e morëm lejen e ndërtimit por si do të ndihmoje komuna nuk e dimë” – tha Avni Xhemaili, banor i Batincës
E përveç se kanë grumbulluar mjetet financiare, sic njofton KlanM, banorët edhe vetë kontribuonin në rregullimin e këtij sheshi.
“Kemi organizuar vetë rinia e Batincës bashkë me mërgimtarët. Qendra do të duket më bukur para se të vinë mërgimtarët .
“Kemi shumë dëm nga uji kur bie shi dhe janë organizuar rinia që të ndërtojnë me vetë kontributin tonë, a u ndihmon komuna? Jo, jo komuna nuk na ndihmon.”
Përveç kësaj iniciative, sic njofton KlanM, Rinia e Batincës, me mjetet financiare të tyre muaj me herët rinovuan edhe shkollën, vendosen shporta për mbeturina dhe ndërtuan stacione për pritjen e autobusit.
Ky fshat është 10 kilometra larg Shkupit dhe bën pjesë në Komunën e Studeniçanit, shumica e banorëve janë në mërgim kryesisht në Itali. /KlanMacedonia/
Përgatiti: Avni Tahiri