Maqedoni

Nuk është në pyetje mister, por është fuqia e Zotit: Si u gjend i qeshur dhe i shëndetshëm fëmiu nën rrënoja

Edhe pse u gjet nën gërmadha 128 orë pas tërmetit, vogëlushi jo vetëm që nuk është i trembur, po siç shihet në foto që është bërë virale ai shfaqet duke qeshur. Shumëkush e ka quajtur mister, por teologët thonë se nuk bëhet fjalë për mister por se padyshim është fuqia e Zotit që e ka mbajtur gjallë e shëndosh.

Edhe shumë foshnja të tjera janë shpëtuar nga rrënojat dhe janë dërguar në Ankara për mjekim, teksa autoritetet nuk kanë mundur të gjejnë apo kontaktojnë asnjë të afërm të tyre.

Ndërkohë, numri i viktimave nga tërmeti tragjik në Turqi dhe Siri i ka kaluar 40 mijë.