Maqedoni

LSDM: Paga minimale në mars mbi 20 mijë denarë, pensionet rriten për 16%

Ekonomia e vendit është në rritje në kushtet e krizës ekonomike dhe në periudhën e krizës pos-covidit. Rritja e BPV-së është shënuar për tetë tremujorë me radhë, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së.

Nga atje thonë se në të njëjtën kohë inflacioni është në rënie.

“Norma e inflacionit është në rënie për tre muaj rresht. Tendenca në rënie vazhdon dhe gjatë vitit norma e inflacionit do të jetë njëshifrore.

Pagat dhe pensionet po rriten. Sipas metodologjisë së miratuar, paga minimale në mars do të rritet në mbi 20.000 denarë, ndërsa pensionet për një vit do të kenë rritje prej 16 për qind”, thonë nga LSDM.