Berisha: Megjithë përpjekjet antiligjore, votimi po ecën i sigurtë drejt fitores
Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka votuar mëngjesin e sotëm në shkollën “Kosova”. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha, ish-kreu i Partisë Demokratike ka apeluar që qytetarët të votojnë për të ardhmen dhe familjet e tyre.
“Fitorja ka fytyrën dhe bukurinë e kësaj dite të bekuar. Ftoj me këtë rast çdo qytetar, të firmosë ditën e sotme një fitore madhështore për Shqipërinë dhe shqiptarët. Të votojë për sakrificat e tij, për familjen, për fëmijët, për nipërit, për emigrantët që një regjim në largim i bllokoi, u shpiki karantinën si një mjet politik për të mos lejuar votën e tyre.
Të votojë për të gjithë ata që i thonë lirisë liri dhe Shqipërisë Shqipëri. Rroftë fitorja. Deri tani votimi po ecën i sigurt drejt fitores, megjithë përpjekjet e përplitjet antiligjore, të pamoral, të ikanakëve. Fitorja po bëhet çdo sekondë, çdo minutë më e madhe e më e fuqishme.”, deklaroi Berisha.